LAJMI I FUNDIT:

Shpallen datat për BlizzCon 2018, biletat do të dalin në shitje në maj

Shpallen datat për BlizzCon 2018, biletat do të dalin në shitje në maj

Beteja dy-ditore e njohur si BlizzCon do të kthehet më 2-3 nëntor 2018 në “Anaheim Convention Center” (Qendra e Konventës Anaheim). Biletat do të jenë në dispozicion në faqen ‘Universe’ dhe do të kushtojnë 199$ për person (plus tatimet dhe tarifat), e gjithashtu do të jenë në dispozicion për blerje në dy grupe, grupi i parë duke filluar nga ora 19:00 PT/10:00 ET më 9 Maj dhe grupi i dytë në orën 10:00 PT/13:00 ET me 12 maj.

“BlizzCon-i është koha jonë e preferuar e vitit në Blizzard,” tha bashkë-themeluesi dhe CEO Mike Morhaime. “Është shansi ynë për të takuar dhe për të njohur njerëzit e vërtetë që qëndrojnë pas komandantëve të Terran-it, gjuetarët e demonëve dhe gjurmët e Tracer-it me të cilin luajmë çdo ditë si dhe për të ndarë pasionin tonë për lojërat dhe esports me njëri-tjetrin dhe për të festuar atë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një komuniteti të madh si Blizzard”, transmeton Telegrafi.

Si gjithmonë, ngjarja e madhe e këtij viti do të shfaqë panelet zhvilluese dhe sesionet Q&A, garat, cosplay, gjësende ekskluzive dhe mallra si dhe programe të mëdha për esports. Java e Hapjes së Blizzard-it, e cila do të zhvillohet më 25-29 Tetor në Arenën Blizzard në Los Anxhelos, do të udhëheqë në BlizzCon me runde të hapura për finalet globale të serive të Kampionatit Boteror në “StarCraft 2”, finalet e Kampionatit Botëror të “Heroes Of The Storm” dhe finalet e Kampionatit Botërorë në arenën e “World Of Warcraft”. Finalet për të gjitha këto turnire, si dhe Kupa Boterore e “Overwatch” dhe Lojërat Globale të “Hearthstone” do të zhvillohen përgjatë periudhës kur mbahet BlizzCon.

Tifozët e Blizzard-it të cilët nuk do të mund të marrin pjesë në shfaqjen e cila mbahet drejtpërdrejtë, do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në internet online nëpërmjet Biletës Virtuale, e cila ofron transmetimin e drejtpërdrejtë të shfaqjes dhe pjesë të ndryshme të përmbajtjes si bonus, duke përfshirë gjësendet ekskluzive të BlizCon-it përbrenda lojërave. Biletat për një darkë bamirësie para BlizzCon-it më 1 Nëntor, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të takuar zhvilluesit e Blizzardit, artistët dhe përfaqësuesit e komunitetit, do të dalin në shitje në orën 19:00 PT / 10:00  ET më 16 Maj të cilat do të kushtojnë 750 $ secila dhe këto të ardhura do të mbështesin “CHOC Children’s”. /Telegrafi/