LAJMI I FUNDIT:

​Shoqëria civile kërkon të tërhiqet iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme

​Shoqëria civile kërkon të tërhiqet iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme

Organizatat e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Qeveria Kurti që të tërheqë iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Reklama

Përmes një komunikate për media, Shoqëria Civile i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje si iniciuese e kësaj nisme legjislative që të tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Pasi vlerëson se edhe në rast të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin dhe si rrjedhojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, zbatimi i ndryshimeve të propozuara do të haste në vështirësi për shkak të afateve të shkurta për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile të cilat për kohë të gjatë kemi avokuar që reforma zgjedhore të ndodhë në Kosovë, dhe në këtë drejtim kemi propozuar rekomandime të shumta për të përmirësuar procesin zgjedhor, si në aspektin e organizimit ashtu edhe të rritjes së nivelit të përfaqësimit. Përkundër nevojës që vendi të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.

Qeveria miraton propozimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet - ia procedon Kuvendit
Lexo po ashtu Qeveria miraton propozimet për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet - ia procedon Kuvendit

“Një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të opozitës dhe konsultim të gjerë me organizatat e shoqërisë civile, publikun dhe të fund të kërkohej edhe opinioni i Komisionit të Venedikut. Për më tepër, ndryshimet e propozuara janë parciale dhe nuk i adresojnë të metat e këtij ligji. Kjo nuk duhet të ishte qasja që ndiqet ndaj reformave në përgjithësi, pasi është jo serioze dhe u shërben vetëm interesave të ngushta partiake”.

“Andaj, i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje si iniciues e kësaj nisme legjislative që të tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pasi edhe në rast të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin dhe si rrjedhojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, zbatimi i ndryshimeve të propozuara do të haste në vështirësi për shkak të afateve të shkurta për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit. Në këtë mënyrë do të komprometohej i gjithë procesi zgjedhor”.

“Ndryshimet e tilla do të duhej të bëheshin të paktën një vite para se të mbahen zgjedhjet, ashtu siç rekomandohet me Kodin e Praktikës së Mirë për Çështje Zgjedhore të Komisionit të Venedikut. Në këtë moment, i gjithë fokusi i partive politike parlamentare duhet të jetë në shërbim të zgjedhjes së Presidentit të ri”.

Organizatat nënshkruese:

Demokraci Plus (D+)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Lëvizja FOL

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet (Çohu)

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

Lajme
Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiqit para sulmit të 24 shtatorit

Prezantohen pesë video ku shihet grupi terrorist duke kryer stërvitje në pronën e Radoiçiqit para sulmit të 24 shtatorit

Lajme
Drejtori i Policisë: Rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën nga shpërthimi i një mine të telekomanduar, shfaq pamjet

Drejtori i Policisë: Rreshteri Afrim Bunjaku humbi jetën nga shpërthimi i një mine të telekomanduar, shfaq pamjet

Siguri
Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku – katër ditë para sulmit u kryen përgatitjet finale në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe

Drejtori i PK-së: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku – katër ditë para sulmit u kryen përgatitjet finale në një ndër poligonet më të mëdha të ushtrisë serbe

Lajme
“Interpelancë me Ramën”, Basha: Të sqarojë urgjentisht deklaratën për KFOR-in

“Interpelancë me Ramën”, Basha: Të sqarojë urgjentisht deklaratën për KFOR-in

Lajme

"Një tjetër fuçi baruti në Evropë”, The Guardian: Serbia tërheq disa trupa nga kufiri me Kosovën pas paralajmërimit nga SHBA

Lajme
Kalo në kategori