Procesi i rekrutimit të pozitave të larta në institucionet e administratës shtetërore ka probleme serioze, sipas raportit që u publikua të enjten nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).
Në bazë të këtij raporti në periudhën 2021-2022, në administratën shtetërore nga 22 procedura të rekrutimit vetëm gjashtë janë përmbyllur me sukses. Sipas tyre shqetësuese është që rreth 65 për qind e pozitave drejtuese civile në ministri janë me ushtrues detyre.
Hulumtuesja në GLPS, Ema Pula, tha se rekrutimi në institucionet e administratës shtetërore ka efikasitet të ulët.
Por ajo tha se e kundërta qëndron tek agjencitë e pavarura, ku nga gjashtë procedura të hapura katër janë përfunduar.
“Te institucionet e administratës shtetërore në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese kanë treguar efikasitet të ulët. Nga 22 procedura të hapura vetëm gjashtë janë të përfunduara që në përqindje përkthehet në 27 për qind. Tek agjencitë e pavarura në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese kanë treguar një efikasitet të lartë nga gjashtë procedura të hapura katër janë përfunduar që në përqindje është rreth 66 për qind”, tha Pula.
“Në përgjithësi këto gjetje tregojnë se agjencitë e pavarura kanë qenë më efikase se institucionet e administratës shtetërore në procedurat e rekrutimit. Po ashtu, del në pah se ka hapësira për përmirësim në të dy rastet. Te përsëritja e procedurave të rekrutimit në administratën shtetërore dhe agjencitë e pavarura analiza ka shpërfaq disa dështime të shpeshta të procedurave të rekrutimit në dy fazat e procedurës atë të verifikimit paraprak të listës së ngushtë si dhe në vlerësimin e kandidatëve gjë që ka dërguar në përsëritjen e tyre. Shumica e dështimeve janë si pasojë e mungesës së numrit minimal të dy kandidatëve për të përfunduar një nga fazat e procedurës. Është shqetësuese përsëritja e shpeshtë e procedurës”, ka shtuar ajo.
Ndërkaq, hulumtuesja tjetër në GLPS, Donika Çeta tha se shqetësuese është edhe numri i ulët i aplikimeve në procesin e rekrutimit në pozitat e larta drejtuese.
Ajo shtoi se anulimet e shpeshta të procedurave dhe mospërfillja e ligjit për emërimin e kandidatit fitues e rritë mosbesimin tek qytetarët për të kandiduar.
“Kjo analizë ka sjell shqetësim serioz në numrin e ulët të aplikimit në procesin e rekrutimit në pozitat e larta drejtuese. Në 28 procedura të brendshme si në institucionet e administratës shtetërore dhe agjencitë e pavarura 53 aplikantë që kanë plotësuar kriteret e kërkuara në shpallje. Nga kjo rrjedhë si mesatare 1.9 kandidatë për procedurë e që është shumë një numër i vogël për të vazhduar procedura. Është shqetësuese se pozitat vakante vazhdojnë të mbahen me ushtrues detyre edhe pse kemi kandidatë fitues të cilët presin për emërim, për më keq rasti është në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrinë e Zhvillimit Rajonal”, tha Çeta.
Krahas këtyre, ato rekomanduan që të rritet transparenca për procesin e rekrutimit në pozitat drejtuese të administratës dhe të zbatohet me kujdes dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publik. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/67ed254a-42ad-49fc-b06f-bf1b0a055fea-380x233.jpg)
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-e1722003558151-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com – Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/baneri-e-bukura-1280x550-1-380x233.jpg)
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio
![Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-207-380x233.jpg)
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale
![Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/45a37b3d-0803-42af-ade2-935128b63995-380x233.jpg)
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë
![Central Park sjell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/0-9-380x233.jpg)
Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!
![Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/Telegrafi-Jobs-380x233.jpg)
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës
![Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/WhatsApp-Image-2024-07-15-at-12.07.18_8c4a6d8a-380x233.jpg)
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Zana-Spahiu-380x233.jpg)
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
![Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arne-slot-380x233.png)
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
![Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dacic-radoicic-768x517-1-380x233.jpg)
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
![I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/trent-alexander-arnold-380x233.png)
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
![Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
![Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/image-2024-07-25T175333.484-380x233.jpg)
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq