LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Prokurorëve i quan shpifje pretendimet e Hekuran Muratit lidhur me punën e prokurorëve

Shoqata e Prokurorëve i quan shpifje pretendimet e Hekuran Muratit lidhur me punën e prokurorëve

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit, por mbrojtjen e “kastës së vjetër kriminale”.

Përmes një reagimi publik, Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Kosovës shpreh indinjatën e thellë dhe shqetësimin në vazhdën e sulmeve dhe shpifjeve që po bëhen në adresë të prokurorëve.


“Sot (19/8/2023) në mesdite në rrjetin e tij  social  (i publikuar në portale) ministri Hekuran Murati ka bërë një postim duke përdorur gjuhë linçuese dhe shpifëse ndaj institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe në veçanti ndaj Prokurorit të Shtetit Milot Krasniqi duke e cilësuar se gjoja prokurori i rastit nuk ka bërë asnjë hap lidhur me rastin që ministri Murati e përmend në postimin e tij”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve Publikë, transmeton Telegrafi.

Sipas kësaj shoqate, “në këtë mënyrë i njëjti [Murati] jo vetëm që shpif por njëkohësisht e vë në rrezik serioz hetimin në fazën në të cilën është, duke e marrë parasysh se epilogu i hetimeve merr kohë në grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e provave dhe fakteve, me qëllim të përfundimit me sukses të secilit rast”.

“Shoqata e Prokurorëve dënon fuqishëm gjuhën linçuese dhe stigmatizuese  të përdorur nga ministri Hekuran Murati dhe thekson se format e tilla të përdorimit të gjuhës nënçmuese,  stigmatizuese dhe mbi të gjitha shpifëse janë të papranueshme dhe të drejtuara jo vetëm ndaj dëmtimit të integritetit të prokurorit Krasniqi por edhe ndaj autoritetit tërësor të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Shoqata e prokurorëve të Republikës së Kosovës thotë se ‘iu bën me dije të gjithëve pa dallim dhe njëherësh edhe ju siguron që secili prokuror që është i dekretuar, kryen punën e tij me nder, integritet dhe fisnikëri duke zhvilluar hetime të drejta të paanshme dhe në mënyre profesionale”.

Murati: Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit, por mbrojtjen e “kastës së vjetër kriminale”
Lexo po ashtu Murati: Prokuroria Speciale nuk e ka mision luftimin e krimit, por mbrojtjen e “kastës së vjetër kriminale”

Shoqata e Prokurorëve, vlerëson se mbrojtja e pavarësisë dhe e autoritetit të prokurorëve është thelbësore dhe tejet e rëndësishme, andaj gjuha e tillë e përdorur është e pa tolerueshme dhe në kundërshtim me rregullat në një shoqëri moderne dhe demokratike.

“Ne si Shoqatë e Prokurorëve të Republikës së Kosovës jemi thellësisht të shqetësuar dhe një herit për të satën herë ju bëjmë thirrje të gjithë akterëve me peshë në jetën politike, ekonomike, sociale të   përmbahen nga përdorimi i gjuhës ofenduese, nënçmuese, denigruese dhe shpifëse ndaj secilit prokuror”.

“Edhe një herë e potencojmë dhe sigurojmë gjithë opinionin publik se ne jemi këtu për zbatim të ligjit në mënyrë të drejtë, të paanshme korrekte dhe mbi të gjitha profesionale në mënyrë që të krijojmë ambient të sigurt juridik për secilin qytetar të vendit”, thuhet në reagim.

Murati përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, duke iu referuar arrestimeve të fundit në MINT, ka thënë se prokuroria bën spektakël në vend se spektaklin t’ia lërë medias./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori