LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Fermerve dhe Qumshtarëve mirëpresin vendimin e MTI-së

Shoqata e Fermerve dhe Qumshtarëve mirëpresin vendimin e MTI-së

Shoqata e Fermerve dhe Qumshtarëve thotë se lajmin e sotëm të Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë (MTI) lidhur me vendosjen e masës së përkohëshme mbrojtëse për importin e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, është një ndër lajmet më të mira që kanë ndodhur në sektorin e qumështit.

“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë mes Bosnjës dhe Kosovës dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar. Falenderojmë këtë ministri për angazhimin që ka treguar kohëve të fundit në këtë drejtim dhe presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore të qumështit. Me këtë rast u bëjmë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të na krijojnë hapisërë për punë:, thuhet në njoftimin e shoqatës, përcjell Telegrafi.


Ministria e Tregtisë dhe Industrisë merr masa mbrojtëse për qumështin (Dokument)
Lexo po ashtu Ministria e Tregtisë dhe Industrisë merr masa mbrojtëse për qumështin (Dokument)

MTI ka marr vendim për masa mbrojtëse për qumështin duke u bazuar në kompetencat ligjore si dhe dispozitat përkatëse të Marrëveshjes së CEFTA-së. /Telegrafi/