LAJMI I FUNDIT:

Shoferja në Lamborghini, arrin rekord me 337 kilometra në orë (Video)

Shoferja në Lamborghini, arrin rekord me 337 kilometra në orë (Video)

Maude Bouladier realizon rekord në një garë të shofereve në Kolorado të Shteteve të Bashkuara, duke arritur shpejtësinë prej 337 kilometrave në orë.

Kjo është shpejtësia më e lartë, me të cilën ka kaluar ndonjëherë ndonjë grua duke vozitur Lamborghini, në shtegun prej 880 metrave.


Megjithëse ka ngjyrë rozë, vetura ka dymijë kuajfuqi, konstrukt dhe disa pjesë të krijuara vetëm për shoferen.

Shpejtësia më e lartë me të cilin është lëvizur ndonjëherë Lamborghini, është 344 kilometra në orë,nga një shofer profesionist. /Telegrafi/