LAJMI I FUNDIT:

Shoferja këmbëngulëse donte ta mbushte me benzinë makinën Tesla (Video)

Shoferja këmbëngulëse donte ta mbushte me benzinë makinën Tesla (Video)

E vendosur që ta mbushte me benzinë një makinë Tesla, shoferja e paemëruar bëri gjithçka, derisa nuk i treguan që lëvizë me energji elektrike.

Grupi i shokëve që kishin ndaluar prapa saj, në një pompe derivatesh diku në Shteteve të Bashkuara, qeshnin fuqishëm, me veprimet e saj të çuditshme, transmeton Telegrafi.


Ajo hapi portën e prizës, duke e afruar gypin e aparatit, por nuk duket se zbrazi diçka. Madje, ajo edhe e vuri kartelën të paguante dhe hapi pjesën e bagazhit, derisa nuk i treguan se nuk i nevojitet benzina.

Pamjet janë bërë virale me shpejtësi, duke u parë mbi 360 mijë herë, pa u bërë një ditë që kur janë lansuar. /Telegrafi/