LAJMI I FUNDIT:

Shoferja e skuterit goditet nga një makinë dhe më pas përfundoi në një puset

Shoferja e skuterit goditet nga një makinë dhe më pas përfundoi në një puset

Kemi një kandidat për shoferin më të pafat të vitit.

Një kamerë e sigurisë kapi një moment mjaft interesant në qytetin brazilian të Paragominas.


Pamjet tregojnë një aksident automobilistik në të cilin një shofer i pakujdesshëm i një Chevrolet Prisma u kthye pa kujdes majtas, duke privuar shoferen e skuterit nga përparësia e kalimit, transmeton Telegrafi.

Një moment më vonë pati kontakt, si rezultat i të cilit shoferja i skuterit jo vetëm që u rrëzua pas aksidentit, por edhe përfundoi në puset dhe u zhduk.

Dëshmitarët e hutuar të aksidentit fillimisht u habitën nga ngjarja, por shpejt vendosën të ndihmojnë. Ata arritën ta nxjerrin atë nga puseta.

Ajo mbijetoi, por do t’i nënshtrohet një operacioni në shpinën e saj.

Askush nuk e thirri policinë, kështu që gjithçka mbetet në premtimin verbal të shoferit të Chevrolet se ai do të ndihmojë viktimën. /Telegrafi/