LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i trenit në Japoni dëgjon zhurmë të çuditshme, e injoron derisa mbërrin në destinacion – shokohet kur në hundën e tij gjen gjymtyrë të njeriut (Video)

Shoferi i trenit në Japoni dëgjon zhurmë të çuditshme, e injoron derisa mbërrin në destinacion – shokohet kur në hundën e tij gjen gjymtyrë të njeriut (Video)

Një incident i tmerrshëm ka ndodhur, pasi që shoferi i trenit kishte injoruar zhurmën e pazakontë që ishte dëgjuar pas një përplasje. Më vonë policia gjatë hetimit ka zbuluar se bëhet fjalë për gjymtyrë të trupit të njeriut, që ishin varur në “hundën” e trenit të shpejtë.

Vetëvrasja misterioze e një burri në Japoni është zbuluar krejt rastësisht nga policia, të cilët gjetën pjesë të trupit të tij në hundën e trenit të shpejtë. Raportohet se bëhet fjalë për një burrë 52-vjeç, transmeton Telegrafi.


Kjo seri horrori ndodhi kur shoferi i trenit dëgjoi zhurmën e përplasjes, por nuk kishte reaguar duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë kafshë dhe kështu kishte vazhduar rrugëtimin, dhe me të mbërritur në destinacion e kishte raportuar rastin.

Disa orë më vonë kur shoferi iu afrua trenit e kuptoi se ishte dëmtuar hunda, dhe menjëherë lajmëroi inxhinierët dhe ekipet kompetente.

Aty menjëherë është urdhëruar të ruhet me kujdes treni derisa të dalin në vendin e ngjarjes edhe policët e mjekët e mjekësisë ligjore. Dhe sapo filluan kontrollimin e hollësishëm, gjetën copa të njeriut në hundën e dëmtuar të trenit.

Ministri japonez i Komunikacionit dhe Turizmit, Keichi Ishi, ka urdhëruar kompaninë të hetoj edhe shoferin e trenit. Ende nuk dihet nëse ndaj tij do të ndërmerren masa disiplinore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori