ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Thomas Godfrey ishte duke shëtitur nëpër Londër, kur hasi në një sistem të mbylljes së veturës, sikurse veproi personazhi nga filmi komik.

Mr Bean duket se nuk është londinezi i vetëm, që e ka mbyllur derën e makinës nga jashtë, me një mekanizëm, që zakonisht e shohin në dyert e objekteve, transmeton Telegrafi.


Kjo makinë duket se ka pasur problem me njëri mbyllës, pasi i është vendosur edhe një tjetër për siguri më të lartë. Nuk mungon as një shirit ngjitës, për t’ia mbuluar ndonjë gërvishtje apo dëmtim më të madh.

Sistemi i sigurisë konsiderohet të jetë tepër i dobët, andaj rekomandohet të vizitohet mjeshtri adekuat, po që se dikujt i dëmtohen dyert. /Telegrafi/

Shoferi foto 2