LAJMI I FUNDIT:

Shoferi i autobusit nga Kosova që shkaktoi aksidentin në Sllavonski Brod të Kroacisë, dënohet me gjashtë vjet burgim

Shoferi i autobusit nga Kosova që shkaktoi aksidentin në Sllavonski Brod të Kroacisë, dënohet me gjashtë vjet burgim

Në Gjykatën Komunale në Sllavonski Brod të Kroacisë, shoferi 53-vjeç i autobusit nga Kosova që ishte aksidentuar vitin e kaluar, është dënuar me gjashtë vjet burgim, shkruan 24sata.hr.

Madje shoferi ka pranuar se ishte fajtor për aksidentin në të cilën humbën jetën 10 persona – pra pasagjerë nga Kosova, transmeton Telegrafi.


Pas këtij vendimi shtetasi i Kosovës është kthyer në burgun ku kishte vuajtur masën e paraburgimit, nga ku do të pres aktgjykimin përfundimtar. Madje mediat kroate raportojnë se shoferi kosovar nuk do të apelojë vendimin.

Kujtojmë që mëngjesin e kobshëm të dielës së 25 korrikut 2021, rreth orës 6:20 në një autostradë tek Sllavonski Brodi, mjeti kishte dalë nga rruga brenda të cilit kishte pasagjerë – kryesisht shtetas të Kosovës që punonin në Gjermani dhe po udhëtonin nga Frankfurit për në Prishtinë.

Si pasojë e kësaj 10 pasagjerë kishin humbur jetën dhe 45 të tjerë janë lënduar, ku 15 prej tyre ishin në gjendje të rëndë. E shoferi i autobusit që u arrestua, dyshohet se kishte bërë lëvizje të pakontrolluara derisa po lëviznin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori