LAJMI I FUNDIT:

Shoferes iu deshën 6 minuta për ta parkuar veturën – pastaj 16 minuta të tjerë për tu larguar (Video)

Shoferes iu deshën 6 minuta për ta parkuar veturën – pastaj 16 minuta të tjerë për tu larguar (Video)

Një shofere mori 22 minuta kohë për të hyrë dhe dalë nga një hapësirë parkimi – dhe përsëri nuk mundi ta bënte pa e “goditur” një makinë tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë një grua të cilës iu deshën gjashtë minuta për të parkuar makinën e saj dhe pastaj 16 minuta të tjerë për të dalë nga hapësira.


Pamjet e marra në Mançesterin qendror më 25 shkurt, sipas njeriut që i ka publikuar, tregojnë momentin kur shoferja nuk mundi të bënte një gjë të tillë, edhe pse një familje tjetër kishte arritur që përgjatë kësaj kohe, të parkonte veturën – të bënte pazarin – dhe të largohej nga aty. /Telegrafi/