LAJMI I FUNDIT:

Shmangia e shujtave ju bën të shtoni peshë

Shmangia e shujtave ju bën të shtoni peshë

Në tentim për të veshur rrobat e preferuara, shumica nga ne shmangim ndonjë shujtë të ushqimit. Mirëpo, mosngrënia e mëngjesit, drekës apo darkës, bën që të shtojmë peshë dhe kjo është vërtetuar shkencëtarisht.

Kur trupi është i uritur, bën që të shtoi një rreth dhjami rreth barkut, në mënyrë që të ruaj për më vonë, transmeton Telegrafi.

Ky proces, përpos që e bën barkun më të fryrë, ndikon në përfitimin e diabetit të shkallës së dytë dhe problemeve me zemër.

Shkencëtarët kanë thënë se nëse nuk hahet ushqim, mëlçia nuk e prodhon insulinën – hormonin që e lufton sheqerin e tepërt.

Trupi nuk e prodhon më glukozën, kur detekton se në gjak ka insulinë, sikurse në momentin kur dikush ka ngrënë.

Andaj, ngrënia e sasive sa do të vogla, në shujta të caktuara bën që të humbet peshë.

Studimi i botuar në Journal of Nutritional Biochemistry, insiston në ngrënien e rregullt, sepse mbanë trupin në formë dhe nuk e lë fryrjen e barkut. /Telegrafi/
 

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori