LAJMI I FUNDIT:

Shkurte Gashi rrëfen njohjen e rastësishme me Albertin: I shkrova gabimisht në Instagram

Shkurte Gashi rrëfen njohjen e rastësishme me Albertin: I shkrova gabimisht në Instagram
Foto: Shkurte Gashi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Prive”.

Ajo ka rrëfyer pesë datat më të rëndësishme në jetën e saj, ku njërën ndër to ka cekur edhe njohjen me partnerin e saj, Albertin.


Gashi thotë se ishte data 13 prill e vitit 2019 kur u njoh për herë të parë në mënyrë rastësore me bashkëudhëtarin e saj të jetës.

Shkurte Gashi tregon arsyet se pse e mbajti të fshehur lidhjen dhe ardhjen në jetë të fëmijës: Shtatzënia erdhi pa plan
Lexo po ashtu Shkurte Gashi tregon arsyet se pse e mbajti të fshehur lidhjen dhe ardhjen në jetë të fëmijës: Shtatzënia erdhi pa plan

Shkurta thotë se i kishte shkruar pa dashje gabimisht partnerit të saj aktual, Albertit, në vend që t’i shkruante në Instagram, mikut të tyre të përbashkët, Milot Llalloshit.

“Nuk e kom njohur asnjëherë, faktikisht njohja, takimi jonë i parë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshi ku Miloti e ka postuar një storie diçka në Instagram tu këndu në një vend por që e kishin bërë lokacionin ‘që jemi në Francë’, e që faktikisht nuk kanë qenë në Francë por në Prishtinë por kishte qenë falso ai lokacion. Edhe unë duke menduar që i kam shkruar Milotit, unë i kam shkruar Albertit. I kam shkruar ‘të lumtë Milot’ edhe po më vjen një mesazh mua nga Albert Limani, ‘Faleminderit shumë’ edhe një zemër, kur hy e shikoj, i them ‘më fal se Milotit kam qenë duke i shkruar'”, ka thënë fillimisht Shkurta.

Foto: Shkurte Gashi/Instagram

Më pas ajo ka treguar tutje vazhdimësinë e bisedës mes saj edhe Albertit, e që shënoi fillimin e një flirti mes tyre.

“Kurse mesazhi i dytë i Albertit ka qenë ‘faljet janë nga zoti mos ke dert se jam i joti’, një farë poezie edhe thash ‘wow çka më gjeti me të tash, kush e duron’, a din edhe i shkrova ’Çka po don me thanë, tha: Kjo ‘don me thonë shumë po s’ka lidhje’. Edhe atë natë mua Miloti më thërret veç me dal ‘hajde dalim e pijmë ka një’, edhe kemi dalë, jemi njoftuar e jemi ku jemi sot”, tregoi këngëtarja e njohur.

Dhe fryt i dashurisë mes çiftit tashmë të njohur për publikun është djali i tyre, Mali. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori