LAJMI I FUNDIT:

Shkupi do të ketë kulmin e tretë publik të gjelbër

Shkupi do të ketë kulmin e tretë publik të gjelbër

Në garën e vazhdueshme për hapsirë jetësore me të cilën ballafaqohen të gjithë qytetet kryesore moderne i vetmi humbës i vërtetë është gjelbërimi publik dhe sipërfaqet e gjelbra, në përgjithësi.
Kryeqyteti i Republikës së Maqedosnisë së Veriut, si rezultat i vendpozitës dhe politikave të gabuara me dekada, viteve të fundit jo aq me krenari gjenden në vendet e para evropiane dhe botërore për nga ndotja. Nevoja e qytetarëve të këtij qyteti gjysëm-milionësh për gjelbërim më shumë dhe oksigjen është e dukshme kurse mundësitë për ndryshime janë të kufizuara, për shkak se rajoni qendror i qytetit vetëmse është shumë dendur i ndërtuar.


Prej këtu lind edhe idea për ngritje të kulmeve të gjelbra, për të cilat Qyteti i Shkupit dukshëm u përkushtua një kohë të gjatë. Pas suskesit në të parit, kulmi në Qendër Tregtare të Qytetit, kryeprefekti Shilegov u angazhua që qytetarëve të tij t’iu siguron edhe dy kulme të gjelbra me sipërfaqe prej rreth 5000 metra katrorë, të cilët janë paralajmëruar muajin e kaluar. Pas përfundimit të këtyre dy projekteve të gjelbra, Shkupi do të ketë 6000 metra katrorë kulm publik të gjelbër, gjë që paraqet sipërfaqe prej rreth 20 fushave të tenisit.

Këto projekte nuk janë autentike të Shkupit, mirëpo janë për tu përshëndetur, por janë të njohur në rajon; si kopshti i gjelbër mbi Ministrinë greke të Finansave ose stadiumi i ’’gjelbër’’ në Slloveni. Ajo që është e re në rastin e Shkupit nuk është vetëm iniciativa për implementim të projekteve të gjelbra në nivel institucional por edhe hartimi dhe realizimi i të njëjtëve.
Kulmi i gjelbër që u paralamërua këtë javë, do të vendoset mbi qendrën tegëtare Mavrovsja, në vet hyrjen për në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ky vend me histori të pasur, është i rëndësishëm për shkupjanët dhe është shprehje unikate dhe multikulturore e qytetit. Kopshti i ri i gjelbër do t’iu jep mundësi vizitorëve që edhe më tej të kënaqen në këtë pjesë të qytetit.

Paraprakisht kryeprefekti Shilegov paralajmëroi kulm të gjelbër edhe mbi Shtëpinë e Ndërtuesve, objekt i ndërtuar në vitin 1954, vend-tubim për punonjësit e ndërtimtarisë në Shkup kurse sot një nga shtëpitë e kulturës në kryeqytet me histori të qytetit të kultit. Një nga ndërtimet e rralla që e ka përjetuar tërmetin e Shkupit në vitin 1963 kurse me gjelbërimin e ri përsëri do të kyçet në jetën sociale të Shkupit.

Përndryshe, Shkupi kulmin e parë publik të gjelbër e fitoi në vitin 2019, i cili prej atëher ka pasur mbi 100.000 vizitorë. QTQ është në lokacion qendror të Shkupit pas tërmetit, jo përveç ndërtimit specifik të arkitektit Zhivko Popovski dhe konceptit të qendrë tregtare të hapur, por është edhe si simbol i qëndresës kundër neo-barokut dhe pamjes së vjetër-të re të qendës së qytetit, e cila u imponua me projektin e Shkupit 2014.

Në këto kulme do të mbjellen drunj dhe shkurre, të cilat së bashku me sipërfaqet e ujit do të ndikojnë në efektin e të ashtuquajturës ishuj të nxehtë të qytetit. Këto kulme e zvogëlojnë temperaturën e vet kulmit, në raport me kulmet konvencionale, dhe mund ta zvogëlojnë harxhimin e energjisë në objekt. Krijimtaria çdo herë është prezente në krijimin e aktiviteteve efikase energjetike, kurse bashkimi i të dobishmes me të bukurën dhe të nevojshmen, gjegjësisht hapsirës së hapur të gjelbër të qëndrueshme, është pikërisht ajo që këto projekte i bënë të jashtëzakonshëm. Nëse qëllimi është që të veprojmë në nivel lokal dhe të mendojmë në nivelë global, përfitimi kryesor i këtyre i këtyre kulmeve është që të arrijnë që t’i shtyjnë qytetarët e Shkupit dhe të rajonit që të mendojmë ’’më gjelbër’’, kurse qeveritë rajonale ta ndjekin shembullin e Qytetit të Shkupit.