LAJMI I FUNDIT:

Shkupi merr kreun e renditjes në Superligën e Maqedonisë së Veriut

Shkupi merr kreun e renditjes në Superligën e Maqedonisë së Veriut
Reklama

Xhiroja e nëntë ishte në program gjatë fundjavës që lamë pas në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Shkupi triumfoi në derbi, duke mundur Strugën, ndërsa Shkëndija sërish “ngeci”, pasi u ndal me barazim 2:2 nga Gostivari. Voska Sport u mund në Kratovë nga Sileksi dhe vetëm Shkupi ia doli të jetë skuadra shqiptare më e suksesshme e xhiros së nëntë dhe me plotë meritë tashmë merr edhe kryesimin e renditjes tabelare.


Skuadra nga Çairi me fitoren në derbi, grumbullon plot 18 pikë nga të gjitha nëntë ndeshje të luajtura. Pas vetes lë Shkëndijën me 17 pikë, por që ka një ndeshje me pak të luajtur. Sileksi vjen e treta me 16 pikë dhe Struga Trim Lum në pozitën e katërt me 15 pikë, por me dy ndeshje më pak.

Pas kampionëve në fuqi, renditet Brera Strumica me 14 pikë, ndërsa pas saj Tikveshi dhe Rabotniçki me nga 13 pikë. Pozita e tetë i takon Makedonija Gjorçe Petrovit me 11 pikë, ndërkohë katër pozitat e fundit mbahen nga Bregallnica (10 pikë), Voska Sport e Gostivari (nga 7 pikë) dhe Vardari (5 pikë).

Xhiroja e 10-të në program të Superligës së Maqedonisë së Veriut është me 7 tetor, ndërsa të mërkurën do të përballen Shkëndija me Strugën për ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, e cila u shty për shkak angazhimeve të kampionëve në arenën europiane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekskluzive: Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme

Ekskluzive: Drita vendos për trajnerin e ri, prezantimi në 24 orët e ardhshme

Romak Zeqiri
Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp

Lionel Messi 'iu lut Guardiolës që ta transferonte atë te Man City' në mesazhet e rrjedhura nga WhatsApp

Premier League
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Arsenali lidhet me një lëvizje shokuese për Kylian Mbappen

Arsenali lidhet me një lëvizje shokuese për Kylian Mbappen

Premier League
Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Çfarë i duhet Man United për të siguruar kualifikimin tutje, pas barazimit me Galatasaray?

Liga e Kampionëve
Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Premier League
Kalo në kategori