LAJMI I FUNDIT:

Shkupi fillon të “pastrohet” nga përmendoret kundërthënëse

Shkupi fillon të “pastrohet” nga përmendoret kundërthënëse

Historianët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se heqja e përmendoreve kontestuese nga qyteti i Shkupit, duhet të vazhdojë.

Me urdhër të Komunës, nga ora dy e mëngjesit të së enjtes, është larguar përmendorja e Andon Qosetos, e cila ishte vendosur para ndërtesës së Gjykatës Supreme.


Vendimin për heqjen e kësaj përmendoreje, Komuna Qendër e Shkupit e ka arsyetuar me faktin se bëhet fjalë për ndërtim pa leje dhe se ajo nuk ishte vendosur në lokacionin e miratuar.

Paraprakisht, autoritetet përkatëse në kuadër të Ministrisë së Kulturës disa herë kishin theksuar se gjatë vendosjes së kësaj përmendoreje, nuk ishin respektuar poseduarat ligjore.

Njohësit e çështjeve politike thonë se nisma e largimit të përmendoreve që ishin pjesë e projektit ‘Shkupi 2014’, është për t’u përshëndetur, por kërkohet që krahas largimit të tyre, të nxirren para drejtësisë të gjithë ata të cilët kanë shkelur procedurat ligjore.

Mirjana Najçevsa, aktiviste për të drejtat e njeriut tha për Radion Evropa e Lirë se me largimin e përmendores së Andon Qosetos fillon dekonspirimi i simbolit të një regjimi totalitar, siç është projekti ‘Shkupi 2014’.

“Përgjegjësia shtrihet në më shumë nivele. Fillimisht duhet të ndiqen gjurmët e parave të shpenzuara për ngritjen e këtyre përmendoreve. Ka më shumë indikacione se përmendoret nuk kushtojnë aq sa janë paguar. Do të thotë se duhet të shihet se ku kanë shkuar gjithë ato miliona euro të shpenzuara për realizimin e projekti ‘Shkupi 2014’”.

“Pastaj duhet të shqyrtohet e gjithë proceduara për vendosjen e përmendoreve sepse duket qartazi se një pjesë e përmendoreve janë vendosur në kundërshtim me ligjin për objekte memoriale. Dhe gjithsesi duhet të kërkohet përgjegjësi edhe nga ata që është dashur të paraqesin mekanizëm kontrolli për parandalimin e keqpërdorimeve”, tha Najçevska.

Ndërkaq, Vebi Xhemaili, ligjërues në katedrën e historisë në Universitetin e Tetovës, tha për Radion Evropa e Lirë se duhet të formohet një grup i përbashkët punues mes historianëve shqiptarë dhe atyre maqedonas që të rishikohen të gjitha përmendoret e personaliteteve historike që pengojnë zhvillimin e bashkëjetesës mes qytetarëve të këtij shteti, por edhe që krijojnë tensione me vendet fqinje.

“Qasjet e fundit të Qeverisë duhet vlerësuar si shumë pozitive, siç është riemërimi i aeroportit, autostradës që lidhë Maqedoninë me Greqinë. Por, gjithashtu duhet të riemërohet dhe stadiumi i Shkupit ‘Filipi i dytë’, sepse ky emërim nuk ka të bëjë fare me këtë shtet, por me Maqedoninë antike”, tha Vebi Xhemaili, historian.

Reagime të shumta në opinion, të cilat u përcollën madje dhe protesta, pati nxitur edhe vendosja e përmendores së Car Dushanit gjatë vitit 2013, përmendore kjo e një sunduesi serb të shekullit të XlV, në urën që lidh Muzeun Arkeologjik me sheshin e kryeqytetit të Maqedonisë.

Kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në një konferencë për shtyp ka theksuar se nga dita e sotme fillon procesi i përballjes me projektin ‘Shkupi 2014’.

Natën vonë u hoq një përmendore nga projekti “Shkupi 2014” (Foto)
Lexo po ashtu Natën vonë u hoq një përmendore nga projekti “Shkupi 2014” (Foto)

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani tregon mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Protestat në maj të 2023 në Zveçan, serbi i arrestuar dërgohet në mbajtje

Kronika e Zezë
“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

“E shoqërojnë 150 persona”- media greke zbardh detajet e vizitës së Ramës në Athinë

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kalo në kategori