LAJMI I FUNDIT:

“Shkupi dhe Sofja do të punojnë në përshpejtim të ndërtimit të Korridorit 8”

“Shkupi dhe Sofja do të punojnë në përshpejtim të ndërtimit të Korridorit 8”

Apel për përshpejtim të ndërtimit të transparencës dhe infrastrukturës energjetike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është dërguar sot pas seancës së Komisionit të përbashkët ndërqeveritar në Sofje, me të cilën kryesuan shefat e diplomacive të dy vendeve Nikolla Dimitrov dhe Ekaterina Zakharieva.

Kjo është mbledhja e Komisionit ndërqeveritar që është formuar konform detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të nënshkruar mes dy vendeve në gusht të vitit 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në deklaratat pas takimit të dy ministrat e potencuan domosdoshmërinë për përshpejtim të ndërtimit të Korridorit transportues 8, i cili do të mundësojë ndërlidhje më të mirë në rajon.

“Nevojitet përshpejtim i projektit për transportin Korridori 8″, tha Zakharieva dhe përkujtoi se dy vendet kanë krijuar grup të përbashkët punues, i cili duhet të punoje në ndërtimin e Korridorit panevropian. Ajo shtoi se është siguruar financim, duke pasur parasysh që nuk bëhet fjalë për projekte të thjeshta infrastrukturore.

Dimitrov vendosi theks në projektet energjetike, duke thënë se do të vazhdojë puna edhe e projekteve energjetike mes dy qeverive.

Dimitrov theksoi se mes dy vendeve sundon atmosfera e miqësisë, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Ai deklaroi se ka fusha në të cilat bashkëpunimi mes dy shteteve shënon progres të madh, ndërsa si shembull për atë e theksoi turizmin.

Dy vendet në mbledhjen e sotme nënshkruan Protokoll zyrtar, qëllimi kryesor i së cilës është që të bëhet kontroll i implementimit të Marrëveshjes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori