Shkupi dhe Sofja mbesin të përkushtuara në avancimin e marrëdhënieve, Ballkani Perëndimor prioritet për Brukselin
Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Boyko Borissov, dje në një bisedë telefonike ranë dakord se përgjigjet e pyetjeve që u hapën midis dy vendeve përmbahen në Marrëveshjen për fqinjësi dhe miqësi të mirë, ndërsa në të njëjtën kohë nga Brukseli erdhën mesazhe se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për Unionin, si dhe përpjekjet për të filluar negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt të jetë e mundur.
Pas bisedës me Borisosvin, kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se së bashku kanë ndarë një angazhim për të arritur zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur që do të inkurajojnë avancimin e marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe se “në të kaluarën e dy vendeve tona ka bazë në të cilën duhet ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët në BE”.
Biseda Zaev-Borissov, sipas zëdhënësit të qeverisë Dushko Arsovski, është edhe një tjetër konfirmim se përmes komunikimit, dialogut dhe kontakteve të shpeshta, mund të arrihet deri në zgjidhje.
Sipas tij, konkludimi i përbashkët se zgjidhja është në vetë Marrëveshjen për fqinjësi dhe miqësi të mire nga viti 2017, është pikërisht ajo për të cilën Qeveria vazhdimisht po përpiqet dhe këmbëngul se është një kornizë e shkëlqyeshme për gjetjen e një zgjidhjeje për të gjitha çështjet e hapura.
E ardhmja e përbashkët e vendeve të rajonit në BE ishte gjithashtu tema e bisedimeve midis zëvendëskryeministrit të parë dhe ministër i Sistemit Politik dhe Marrëdhënie midis bashkësive, Artan Grubi dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në Tiranë. Grubi dhe Meta vlerësuan se rruga e integrimit të përbashkët të Shkupit dhe Tiranës në BE është plot sfida, por duhet të finalizohet me sukses për të dy vendet, qëllimi i të cilave është të bashkohen me familjen e madhe evropiane.
Procesi aderues i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE ishte tema edhe në bisedën e djeshme të eurokomisarit për zgjerim Oliver Varheji me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Hajko Mas.
“Diskutim i mirë me MPJ-në, Hajko Mas sot. Kemi shkëmbyer mendime për Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për të shkuar përpara në procesin e zgjerimit në BE, përfshirë përmes hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë”, shkroi Varheji në Tuiter.
Pas takimit të djeshëm të ministrave të punëve të jashtme të BE, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Zhozep Borrell porositi se vendet e rajonit mbesin prioritet për bllokun.
Borrell përcolli siguri tek liderët e rajonit se vendet janë të rëndësishme për BE-në dhe se kjo u konfirmua edhe në takimin ministror në Bruksel.
”Biseduam për vizitën e fundit të Miroslav Lajçak në rajon dhe do të kemi një diskutim të plotë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e ardhshëm për punë të jashtme. Ballkani Perëndimor është dhe do të vazhdojë të jetë prioritet për BE-në”, deklaroi Borrel.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit