Bie borë mbi Kodrën e Diellit, Poposki: Parashikimi im u realizua

Sot, më 24 korrik 2026, në Malin Sharr, mbi Kodrën e Diellit janë regjistruar reshje bore.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale meteorologu Slavço Poposki, i cili theksoi se parashikimet e tij për këtë dukuri janë realizuar.
“Besoni ose jo: Sot, më 24 korrik, në Malin Sharr, dhe atë mbi Kodrën e Diellit, po bie borë. Parashikimet e mia u realizuan”, ka shkruar Poposki.
Kushtet e tilla atmosferike janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit, por mund të ndodhin në majat më të larta malore gjatë depërtimit të masave më të ftohta ajrore.
Nga
Telegrafi
24/07/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate










































