LAJMI I FUNDIT:

Shkup, nëntë aksidente në komunikacion me një të lënduar rëndë

Shkup, nëntë aksidente në komunikacion me një të lënduar rëndë
Foto: Ilustrim

Një bashkudhëtar ka marrë lëndime të rënda trupore në nëntë aksidente që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në tri aksidente më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup njoftojnë se dje policia e komunikacionit ka sanksionuar 57 vozitës që kanë drejtuar makinën me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, tetë vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy vozitës nuk kanë dhënë përparësi këmbësoreve, një vozitës nuk ka dhënë leje vozitësit tjetër në udhëkryq, katër vozitës nuk kanë pasur pajisjet dimërore, tetë vozitës janë dënuar se nuk kanë pasur lidhur rripin e sigurisë dhe 23 vozitës për shfrytëzimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, njofton Telegrafi Maqedoni.


Janë gjobitur edhe tetë këmbësorë që kanë kaluar korsinë në të kuqe.

Nga komunikacioni janë shkëputur 11 vozitës, nga ku katër vozitës kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë vozitës para se të kenë të drejtën për të drejtuar automjet dhe dy vozitës fillimtar si dhe gjashtë automjete të paregjistruara,

85 automjete janë parkuar në mënyrë jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “merimanga”, janë bllokuar 71 automjete./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori