LAJMI I FUNDIT:

Shkup, mbrëmë janë arrestuar pesë persona

Shkup, mbrëmë janë arrestuar pesë persona

Gjatë ditës së djeshme, pesë persona në Shkup janë privuar nga liria, për shkak që tek të njëjtët është gjetur lëndë narkotike e tipit marihuanë.

“Më 10.09.2019, rreth orës 23:00 autoritetet policore të SPB Shkupit, kanë arrestuar M.S (23) nga Shkupi, pasi tek i njëjti është kryer kontroll nga ana e policisë me çka është gjetur marihuanë. Kundër tij do të merren masa adekuate”, thonë nga SPB Shkup.


Po ashtu në rrugën “Gjorçe Petrov” është arrestuar personi me iniciale E.S (44) nga Shkupi, A.D (18) nga Shkupi, F.L (35) nga Kumanova dhe G.K nga Shkupi.

Tek të gjithë gjatë kontrolleve të autoriteteve policore është gjetur lëndë e tipit marijuanë dhe kundër tyre do të ngritën kallëzime adekuade./Alsat/