LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Besimtarët Ortodoks festojnë Pashkët

Shkup: Besimtarët Ortodoks festojnë Pashkët

Besimtarët ortodoks kremtojnë Pashkët – Ringjalljen e Krishtit, dita kur Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit.

Ringjallja e Krishtit në mesnatë u shpall në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, kurse gjatë ditës janë mbajtur liturgji ringjalljeje.


Kreu I Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, z.z Stefani, shpalli Ringjalljen e Krishtit dhe dërgoi mesazhe për Pashkët.

Pashkët e sivjetshme, sic u tha në mesazh, për herë të parë pas ndalimit të veprimtarisë së Arqipeshkvisë së Ohrit në vitin 1767, kremtohen në unitet kanonik me kishat ortodokse.

“Jetojmë tek Zoti dhe për Zotin, të jetojmë në të vërtetën, në paqë me vetveten, me Zotin dhe me të gjithë përreth nesh. S`ka jetë më dinjitoze për atë njeri që vetsakrifikohet për të tjerët sipas shembullit të Krishtit, I cili flijoi jetën e tij për ne dhe shpëtimin tonë” – tha z.z.Stefani – kreu i KOM – AO.

Ndryshe, ditë më parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, sic njofton KlanM, u prit delegacioni shtetëror dhe kishtar I cili për herë të parë drejtpërdrejtë nga Jerusalemi solli zjarrin e Shenjtë.

Ne ceremoninë në bazilikën e Varrit të Shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, në mesin e shumë delegacioneve nga e gjithë bota, mori pjesë edhe delegacioni shtetëror dhe kishtar i Maqedonisë së Veriut, për herë të parë si pjesë e KOM-AO e jo si delegacion i shtetit tjetër.

Zjarrin e Shenjtë në Aeroportin e Shkupit, sic njofton KlanM, e pritën Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe delegacioni kishtar I KOM-AO.

Zjarri u shpërnda nëpër temujt ortodoks të vendit ku mbrëmë janë shërbyer liturgji, pas çka në mesnatë, me rënien e këmbanave u shpall Ringjallja e Krishtit. /KlanMacedonia/