LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtarët që i bënë ekspertizën Visar Zhitit

Shkrimtarët që i bënë ekspertizën Visar Zhitit

Shkrimtari Agron Tufa ka publikuar sot disa dokumente, që sipas tij tregojnë dy shkrimtarët tjerë që kanë bërë ekspertizën poetit Visar Zhiti – ekspertizë e cila e dërgoi në burg.

Në dokumente e publikuara nga Tufa, ata shkrimtarë ishin Pandeli Koçi dhe Ramazan Vozga.


“Një pyetje që duhet ngritur. Këta që kanë emrat poshtë akt-ekspertizës, që çoi në burg poetin Visar Zhiti, a u detyrohen lexuesve një shpjegim, se si ndodhi? Meqë janë figura publike dhe i shohim nëpër tubime, apo jo? Të mos thonë: i kemi sqaruar këto gjera me Visarin (kjo është tjetër gjë), por te na sqarojnë njëherë e mirë ne, publikisht (dhe kjo është një gjë krejt tjetër)… Përndryshe, pyetja mbetet e ngritur, sapo shfaqet prezenca e tyre ne publik”, shkruan Tufa.