eksperti ad

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë me gaz pas raportimit për të shtëna në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 27 qershor 2026, rreth orës 13:18, në rrugën "Pajazit Islami".


Pas pranimit të informacionit për të shtëna me armë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar të dyshuarin, i cili ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz gjatë një ahengu familjar.

Policia ka konfiskuar armën me gaz, pesë fishekë dhe 30 gëzhoja.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. /Telegrafi/