LAJMI I FUNDIT:

Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmi me thikë në Sydney, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që panë

Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmi me thikë në Sydney, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që panë

Policia së fundmi ka përditësuar deklaratën e mëparshme dhe ka konfirmuar se sulmuesi i dyshuar ka goditur për vdekje gjashtë persona në Sydney të Australisë, ndërsa të tjerë trajtohen për lëndime në spital. Gjithashtu edhe sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes në një qendër tregtare.

Ende nuk është e qartë pse ndodhi sulmi, por policia nuk e përjashton edhe terrorizmin si motiv.


Bëhet e ditur se krimet e njëpasnjëshme përfunduan vetëm kur një police e qëlloi për vdekje sulmuesin e dyshuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dalin pamjet e reja në Sydney, policia e vetme vret sulmuesin që vrau të paktën katër persona
Lexo po ashtu Dalin pamjet e reja në Sydney, policia e vetme vret sulmuesin që vrau të paktën katër persona

E të tmerruar nga këto ngjarje të frikshme kanë mbetur dëshmitarët të cilët pa dëshirën e tyre kishin mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare.

“Pashë trupa të vdekur në tokë”, tha një dëshmitare okulare.

“Ishte çmenduri. Mendova se do të vdisja”, shtoi ajo.

Momenti kur një i ri e pengon të dyshuarin për sulm me thikë në Sydney - ai konsiderohet heroi i ri i Australisë
Lexo po ashtu Momenti kur një i ri e pengon të dyshuarin për sulm me thikë në Sydney - ai konsiderohet heroi i ri i Australisë

Të tjerë dëshmitarë kanë përshkruar skena kaosi teksa njerëzit mundoheshin të iknin nga qendra tregtare.

“Ishte masakër”, tha një tjetër dëshmitar i cili nuk dëshironte të identifikohej, duke theksuar se njerëzit tërë kohën bërtitnin dhe vraponin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria amerikane publikon videon misterioze

Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Botë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Kalo në kategori