Situata e helmimeve në Krujë vazhdon të jetë shqetësuese edhe ditën e sotme.
Pranë spitalit të Krujës edhe sot janë paraqitur për shërbim mjekësor banorë të cilëve iu janë shfaqur shenja helmimi. Pavarësisht se e kanë ditur që helmimi mund të ketë ardhur nga uji, banorët kanë konsumuar ujin rezervë që kanë mbajtur në shtëpi, thotë një prej mjekëve të spitalit për ABC.
Në total rreth 500 banorë janë paraqitur me simptoma të helmimit në urgjencë. Kurse nga mesdita e kaluar e deri në këto momente janë rreth 150 veta të cilët janë paraqitur në spital për mjekim. Aktualisht ka disa persona të shtruar në spital. Sipas mjekëve fluksi në spital duket se ka rënë sot, krahasuar me dy ditët e para, duke sjellë përmirësim të situatës. Nga ana tjetër roja thotë se gjatë natës ka shkuar një numër i lartë personash në spital.
Përzierja e ujërave të zeza me ujërat e bardha dyshohet të jetë bërë shkak i helmimit masiv të banorëve në Krujës. Kjo ishte deklarata e bërë nga Ujësjellësi i Krujës dhe ku tha se nga të dhënat paraprake të analizave fiziko-kimike të deritanishme, dyshohet se reshjet e dendura të shiut në veçanti në Malësinë e Krujës ku ndodhen kanalizimet e marrjes së ujësjellësit, të kenë sjellë kontaminimin e ujit të pijshëm. Paraprakisht është konstatuar prezencë e amoniakut mbi normë. Kryesisht amonikau gjendet në ujërat e zeza dhe reshjet e dendura dyshohet se kanë bërë përzierjen me ujin e pijshëm.
Gjithsesi ky rast mbetet për t’u verifikuar pasi analizat periodike të kryera nga laboratorët e NjVKSh përpara kësaj periudhe, kanë rezultuar të jenë në norma optimale. Një ditë pas helmimit masiv në Krujë, banorët kanë nisur të blejnë ujin për konsum, për shkak të dyshimeve se helmimi është shkaktuar nga uji i pijshëm.
Shenjat kryesore të qytetarëve që kanë pasur probleme kanë qenë të vjella, diarre, dhimbje barku dhe temperaturë. Ministrja Ogerta Manastirliu u shpreh dje se të gjitha strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë e Shëndetësisë janë në gatishmëri dhe po kryejnë hetimet në të gjitha pistat e mundshme.
Brenda 72 orëve pritet të dalë edhe përgjigja e analizave për ujin që kanë konsumuar banorët. Deri më tani janë kryer të gjitha analizat në burime. I gjithë qyteti i Krujës furnizohet nga dy burime të cilat ndahen në 6 depo. Ndërkohë nga ana e spitalit është kërkuar përpos rojeve, edhe policia e rendit për të penguar gazetarët që të futen ne ambientet e brendshme te spitalit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit