LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 48 numri i viktimave pas tërmetit shkatërrues në Japoni, vështirësohet edhe puna e ekipeve të shpëtimit nga zjarret

Shkon në 48 numri i viktimave pas tërmetit shkatërrues në Japoni, vështirësohet edhe puna e ekipeve të shpëtimit nga zjarret

Tërmetet që goditën Japoninë, më i forti prej të cilëve me magnitudë 7.6, morën 48 jetë njerëzish, por lufta për të gjetur të ngujuar nën rrënoja vazhdon.

Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se vendi po përballet me një “betejë kundër kohës”, për të shpëtuar të prekurit nga një seri tërmetesh të mëdha që kanë ua morën jetën të paktën 48 njerëzve dhe lënduan dhjetëra tjerë, transmeton Telegrafi.


Policia dhe autoritetet lokale këtë mëngjes raportuan raste të nxjerrjes së trupave nga rrënojat e ndërtesave të shembura, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar.

“Ne duhet t’i shpëtojmë sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht ata të bllokuar nën strukturat e shembura”, tha Kishida gjatë një takimi urgjent.

Një mijë pjesëtarë të ushtrisë janë dërguar në zonën më të goditur në Gadishullin e Notos relativisht të largët të vendit, por operacionet e shpëtimit pengohen nga rrugët e dëmtuara dhe të bllokuara rëndë dhe një nga aeroportet e zonës është detyruar të mbyllet për shkak të çarjeve në pistë.

Tërmetet madje shkaktuan zjarre në disa vende, kështu që zjarret ishin ende të ndezura në qytetin e Wajima, dhe departamenti i zjarrfikësve raportoi se më shumë se 100 shtëpi dhe ndërtesa të tjera u shkatërruan plotësisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori