LAJMI I FUNDIT:

Shkolla në flakë, 19 nxënës humbin jetën në Indi (Video)

Shkolla në flakë, 19 nxënës humbin jetën në Indi (Video)

Të paktën 19 nxënës kanë vdekur në një zjarr në një shkollë në Indi, thanë zyrtarët.

Nxënësit u panë duke rënë nga ndërtesa në qytetin perëndimor të Surit, ndërsa tymi i zi doli nga dritaret.


Shumica e viktimave ishin adoleshentë. Shkaku fillestar i zjarrit nuk ishte menjëherë i qartë.

Të paktën 20 të tjerë u lënduan rëndë dhe po trajtohen në spital në Gujarat.

“Nxënësit humbën jetën për shkak të zjarrit, por edhe sepse u hodhën nga ndërtesa”, tha për AFP Deepak Sapthaley, një zyrtar lokal.

Të gjithë të vdekurit ishin të moshës nën 20 vjeç.

Kryeministri i vendit, Narendra Modi,  ka thënë se është i shqetësuar nga kjo tragjedi që ka ndodhur.

“Ngushllimet  e mia për të gjitha familjet. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejtë”.

“Kam kërkuar nga qeveria e Gujaratit dhe autoritetet lokale që të sigurojnë të gjitha gjërat që kanë nevojë njerëzit”, ka shkruar Modi në Twitter.