LAJMI I FUNDIT:

Shkolla fillore në Odri të Tetovës pa kushte elementare, premtimet nuk janë realizuar! (Video)

Shkolla fillore në Odri të Tetovës pa kushte elementare, premtimet nuk janë realizuar! (Video)

Kjo është shkolla fillore “Fan Noli” në fshatin ”Odri” , vetëm 18 kilometra larg Tetovës. Në këtë shkollë nxënësit përballen me mungesë të kushteve themelore për zhvillimin e procesit mësimor, dhe problemi primar është mungesa e librave. Disa prej tyre thonë se kjo po ndikon edhe në notimin e tyre, pasi që nuk mund të mësojnë sa duhet pa libra, e për disa të tjerë është mundim që të gjitha njësitë mësimore t’i shënojnë me dorëshkrim.

Nxënësi –“Mua më mungon libri i matematikës. e kam shumë të vështirë. I shkruaj të gjitha mësimet në fletore.  Po lodhna…”
Gazetari: “Çfarë note ke në matematikë?!”
Nxënësi – “4”
Gazetari: “E po ta kishe librin?”
Nxënësi – “Natyrisht do të kisha pesë.”


“Librat e gjeografisë na mungojnë. E kemi pak të vështirë të mësojmë. I shkruajmë të gjitha tekstet në fletore”, thotë Ezana Qamili.

E zëvendës drejtori i kësaj shkolle, Jonuz Xhelili, thotë se kanë dërguar kërkesë disa herë për rinovimin e kësaj shkolle, por sipas tij, asgjë nuk është ndërmarrë. Por problem më të madh për ta janë dritaret e vjetra dhe të thyera, pasi që sipas nxënësve dhe arsimtarëve nëpër këto dritare depërton i ftohti, njofton tv21.

“Jo vetëm që mungojnë por edhe cilësia e librave nuk është e mirë, por ajo nuk është puna jonë, është punë e ministrisë.  Një mungesë tjetër janë edhe dritaret nëpër klasë, duhet edhe radiatorët të zgjerohen që të jetë nxehja pak më në nivel”, tha ai. 

Këtij objekti gjithashtu i mungojnë kushtet për zhvillimin e orës së edukatës fizike.

“Problemi më i madh është salla e edukatës fizike këta të tjerat janë evituar, ajo është problemi i kahmotshëm dhe sot është e pamundshme të mbahet edukata fizike pa një sallë të tillë. Edhe na kanë premtuar disa herë por me arsyetimet e tyre nuk kemi mundur ta realizojmë atë, edhe pse kërkesa kemi bërë dhe projekte kemi pasur por nuk është bërë”, shtoi më tej.

Kjo shkollë është ndërtuar në vitin 1950 me vetëfinancim nga fshatarët, dhe deri tani është rinovuar dy herë me ndihmë të disa organizatave ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori