LAJMI I FUNDIT:

Shkojnë ta plaçkitin hallën që kishte shitur lopët, tre të arrestuar në Pejë

Shkojnë ta plaçkitin hallën që kishte shitur lopët, tre të arrestuar në Pejë
Foto: Arkiv

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.B., A.B., E.Z., pasi më datën 10 nëntor, rreth orës 10:00 të mëngjesit në Vitomiricë të Pejës, kryen vjedhje të armatosur.

Xh.B. dhe A.B. ishin njoftuar nga i pandehuri E.Z. , se halla e tij R.A. kishte shitur lopët dhe djemtë e saj i kanë dërguar të holla nga diaspora dhe tek e njëjta mund t’i gjejnë shumën prej 4500 euro, ashtu që i pandehuri E.Z. i dërgon në shtëpinë e të dëmtuarës dy të pandehurit, derisa vetë largohet nga vendi i ngjarjes. Xh.B. dhe A.B. me maska dhe armë hynë në shtëpinë e të dëmtuarës, të cilës i pandehuri Xh.B. ia mbyll gojën me dorë dhe ia kërkon paratë.


R.Z. ik nga dritarja duke kërkuar ndihmë, e cila dëgjohet nga një kushëri i saj, i cili e raporton policinë, ku Xh.B. dhe A.B. arrestohen nga policia 200-300 metra larg vendit të ngjarjes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.