Një zjarrfikës shpëtoi një qen që kishte rënë në ujërat e akullta të një pellgu në Centennial, Kolorado, të hënën, më 31 janar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, video tregon se si zjarrfikësi Armstrong hyn në pellgun pjesërisht të ngrirë dhe lufton për të çliruar qenin, të quajtur Watson.

Përfundimisht Armstrong është në gjendje të marrë Watson dhe ta nxjerrë nga uji.

Watson kishte “ndjekur pas patat dhe nuk mundi t’i shpëtonte ujit të ftohtë”.

Shërbimi i zjarrfikësve ka bërë të ditur se ata kishin shpëtuar një grua dhe qenin e saj në të njëjtin vend vetëm pesë ditë më parë. /Telegrafi/

Reklama