LAJMI I FUNDIT:

SHKK: Me votimin e buxhetit po financohet projekti për trajtimin e personave me nevoja të veçanta

SHKK: Me votimin e buxhetit po financohet projekti për trajtimin e personave me nevoja të veçanta

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas votimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, për SHKK-më do të financohet Projekti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, ku vlera totale e projektit është 412 mijë e 924.

“Institucioni Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, personat që kanë rrezik vetëvrasje dhe çrregullime akute, të përkohshme, mendore, trajtimi i varësive, trajtimi zëvendësues terapia okupuese dhe rehabilitimi, ku pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional. Institucioni do të mundësoj trajtim human, dinjitoz, profesional dhe adekuat për këto kategori të personave me nevoja të veçanta”, thuhet në njoftim.


Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve dhe partnerët ndërkombëtarë, do të punojnë në vendosjen, sistemimin dhe akomodimin për trajtimin e kësaj kategorie në bazë të nevojave dhe kërkesave të tyre, çdo herë duke u mbështetur në standarde të afirmuara ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

“Për realizimin e këtij projekti, Shërbimi Korrektues i Kosovës, falënderon Ambasadën Amerikane, EULEX-in dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, e veçanërisht Ministren, Albulena Haxhiu, për mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme, falë së cilës projekti tashmë po realizohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori