Shkenda Dubova e nis mëngjesin me një fotografi provokuese nga shtrati

Këngëtarja Shkenda Dubova ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të rralla janë rastet kur Dubova i përshëndet ndjekësit e saj me ndonjë fotografi 'të nxehtë'.
Një të tillë këngëtarja e ka publikuar së fundmi për ndjekësit në llogarinë personale në Instagram.
Ajo shfaqet e sapo-zgjuar në mëngjes, teksa pozon mjaft provokuese në shtratin e saj pas zgjimit.
Mëngjesi i plotësuar në shtrat vërtetoi edhe njëherë se Shkenda preferon të bëjë një jetë luksoze.
"Mirëmëngjesi", kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu uruar kështu fansave një mëngjes të këndshëm. /Telegrafi/































































