LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtari hulumtues shpjegon se si varianti Omicron mund të “përshpejtojë përfundimin” e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19

Shkencëtari hulumtues shpjegon se si varianti Omicron mund të “përshpejtojë përfundimin” e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19

Shkencëtari hulumtues Houman Hemmati, shpjegoi se si varianti i fundit i COVID-19 mund të sjellë fundin e pandemisë më shpejt.

Në “Fox & Friends First”, ai tha se varianti Omicron, bazuar në raportimet e pakta nga Afrika e Jugut, mund të jetë shumë infektiv dhe të shkaktojë pak sëmundje, që do të thotë se shumë njerëz në mbarë globin mund të ekspozohen dhe të zhvillojnë antitrupa që do të ofronin mbrojtje nga variantet e ardhshme, transmeton Telegrafi.


“Ka shumë të dhëna që mbeten për t’u parë. Gjithmonë ekziston shansi që ky të jetë shumë më infektiv, shumë më vdekjeprurës se sa kemi dëgjuar deri më tani. Megjithatë, deri më tani kemi vetëm pak raporte që vijnë nga Afrika e Jugut. Por hipotetikisht, nëse kjo nuk shkakton ndonjë sëmundje ose ndonjë sëmundje të rëndë serioze dhe ndodh që, nga ana tjetër, të jetë shumë infektiv në mënyrë që të gjithë të infektohen – imagjinoni që shumë e shumë njerëz, duke përfshirë njerëzit e vaksinuar të marrin variantin dhe do të jetë i pamundur të shmanget”, tha ai.

“Krejt papritur, mund të kemi një skenar ku një nëngrup i madh i popullsisë, nëse jo e gjithë popullsia, që është prekur me version të butë ose pa ndonjë asnjë version të sëmundjes, por ka zhvilluar antitrupa dhe ka rezistencë të tillë që nëse ndonjëherë, më vonë vjen një variant vdekjeprurës, ju jeni të mbrojtur”, shton ai.

Në anën tjetër, profesori Karl Lauterbach, një epidemiolog klinik në Gjermani e ka quajtur Omicronin një “dhuratë Krishtlindjesh”.

Ai beson se 32 mutacionet në proteinën “spike” mund të nënkuptojnë se ajo mund të infektojë njerëzit por jo t’i vrasë.

Lauterbach gjithashtu ka shtuar se kjo është në përputhje me mënyrën se si shumica e viruseve të frymëmarrjes evoluojnë dhe është mirë që coronavirusi ka arritur në këtë pikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Pamjet që tregojnë transportimin e kufomave pas rrëzimit të helikopterit iranian

Azia
Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Droni turk kishte lokalizuar mbetjet e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian, pamje nga droni

Azia
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Kalo në kategori