Se si saktësisht ndodh procesi i zgjerimit të universit nuk është kuptuar ende. Megjithëse shkencëtarët besojnë se një substancë e quajtur “materie e errët” është përgjegjëse për nxitjen e zgjerimit, ajo duket të mos jetë e vetmja teori.
Një studim i botuar së fundmi në Journal Cosmology and Astroparticle Physics, thotë se zgjerimi i universit nxitet nga bashkimi i tij me universe tjera të vogla “foshnje”, transmeton Telegrafi.
Autori kryesor i studimit, Jan Ambjorn, tha se gjetja kryesore e studimit ishte se “Zgjerimi i përshpejtuar i universit tonë, i shkaktuar nga energjia misterioze e errët, mund të ketë një shpjegim të thjeshtë, bashkimin me të ashtuquajturat universe foshnja, dhe se një model për këtë mund t’i përshtatet të dhënave më mirë se modeli standard kozmologjik”.
“Modeli Standard Kozmologjik” është teoria kryesore e evolucionit kozmik, se universi filloi me Big Bengun, kaloi një rritje pothuajse eksponenciale në kohët e hershme dhe që atëherë është zgjeruar.
Ndërsa studimi i fundit nuk është i pari që thekson idenë e universeve të shumëfishta, ai ofron një model për të treguar se si bashkimi me universe tjera e zgjeron universin tonë.
Gjithashtu, studiuesit sugjeruan se “inflacioni” i hershëm kozmologjik, dhe zgjerimi i shpejtë pas Big Bengut, mund të jetë shkaktuar nga përplasja e universit tonë me një univers më të madh.
Pas këtij hulumtimi, ata propozuan që tashmë universi ynë mund të përplaset dhe të thithë universe tjera “foshnje” të cilat do të ndikojnë në zgjerimin e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit