Shkencëtarët theksojnë që kanë zbuluar që një perime ul nivelin e sheqerit në gjak për 50 për qind
Ky artikull, pos që është i lirë, ka shumë përfitime shëndetësore
Diabeti i tipit 2 është gjithShkencëtarët theksojnë që kanë zbuluar që një perime ul nivelin e sheqerit në gjak për 50 për qindnjë e më i përhapur, ndërsa niveli i ngritur i sheqerit në gjak mund të ketë pasoja serioze shëndetësore.
Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, më 25 gusht, kanë zbuluar që qepa mund të “ulë fuqishëm” nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë.
“Qepa është artikull i lirë dhe rregullisht përdoret në ushqim. Ka potencial për përdorim në shërimin e të sëmurëve nga diabeti”, ka thënë kryeautori i studimit Anthony Ojieh nga Universiteti Delta State, transmeton Telegrafi.
“Qepa nuk ka shumë kalori. Mirëpo, duket që përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë rrit edhe oreksin, gjë që çon deri në shtimin e konsumimit të ushqimit. Patjetër duhet të hulumtojmë mekanizmin me të cilin qepa ka çuar deri në zvogëlimin e glukozës në gjak. Ende nuk kemi shpjegim”, ka shtuar Ojieh.
Vetitë e qepëve janë të gjithanshme dhe shumë të fuqishme, prandaj mund të përfshihet ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Të gjitha llojet e qepëve janë të shëndetshme, kështu që nuk mund të gaboni me zgjedhjen tuaj.
Grekët e konsumonin shpesh sepse besonin se pastronte gjakun nga toksinat, gjë që është vërtetuar nga shumë studime sot, si dhe vetitë e tjera kuruese.
Vetitë mjekësore të qepëve përfshijnë:
▪ parandalimi i proceseve inflamatore
▪ mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe enëve të gjakut
▪ uljen e rrezikut të sëmundjeve degjenerative
▪ përmirësimin e tretjes
▪ reduktimin e përhapjes së virusit
▪ pastrimin e gjakut nga toksinat
▪ mbrojtje kundër diabetit
▪ përmirësimi i humorit
▪ veprim antibakterial dhe antimykotik
▪ përmirësimi i përthithjes së lëndëve ushqyese nga ushqimi
▪ mbrojtje kundër kancerit
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën