LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët prezantojnë imazhin e ri dhe më të përmirësuar të vrimës së zezë me emrin ‘skinny donut’

Shkencëtarët prezantojnë imazhin e ri dhe më të përmirësuar të vrimës së zezë me emrin ‘skinny donut’

Publikimi i imazhit të parë të një vrime të zezë në vitin 2019 ishte llogaritur si një arritje e madhe shkencore. Por që në fakt, imazhi ishte pak i mjegullt – ose, siç e quajti një shkencëtar i përfshirë në këtë projekt, ishte një “petull portokalli e mjegullt”.

Të enjten, shkencëtaret prezantuan një imazh të ri dhe të përmirësuar të kësaj vrime të zezë – një gjigant në qendrën e një galaktike të afërt – duke nxjerrë të dhënat e njëjta të përdorura për imazhin e mëparshëm por duke përmirësuar rezolucionin e saj duke vënë në përdorim algoritme për rikonstruktimin e imazhit për të mbushur boshllëqet në vëzhgimet origjinale të teleskopit.


Të vështira për t’u vëzhguar për shkak të natyrës së tyre, vrimat e zeza janë entitete qiellore të cilat prodhojnë një tërheqje gravitacionale aq të fortë, sa që nuk mund t’i shpëtojë asnjë materie ose dritë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

“Fuzzy orange donut”, imazhi i parë i një vrime të zezë në vitin 2019

Unaza e dritës – materiali i cili është duke u thithur nga objekti i paepur – e parë në këtë imazh, del të jetë rreth gjysma e gjerësisë e parë në fotografinë e mëparshme. Ka gjithashtu një mungesë më të madhe të dritës në qendër të saj – ose ndryshe në “vrimën e petullës” – e cila u shkaktua nga drita dhe materiet e tjera të cilat zhduken brenda vrimës të zezë.

Imazhi mbetet disi i paqartë për shkak të kufizimeve të të dhënave që e mbështesin atë – imazh i cili nuk është fare gati për një “blockbuster” fantastiko-shkencor të Hollivudit, por një përparim nga versioni i vitit 2019.

Vrima super-masive e zezë ndodhet në galaktikën e quajtur Messier 87, ose ndryshe M87, rreth 54 milionë vite-dritë larg Tokës. Një vit drite është distanca të cilën drita e përshkon brenda një viti, apo 9.5 trilionë kilometra (5.9 trilionë milje). Kjo galaktikë, e cila ka një masë prej 6.5 miliardë herë më të madhe se dielli, është më e madhe dhe më e ndritshme se galaktika e jonë “Rruga e Qumështit”.

“Skinny donut” imazhi i ri i përmirësuar i vrimës së parë të zezë të fotografuar

“Imazhit të mëparshëm me shumë dashuri i referohem si ‘petulla portokalli e mjegullt’, ndërsa këtij imazhi i referohem sikurse ‘petulla e dobët’, emër ky i cili tingëllon si i pakuptimtë. Ne gjithashtu kemi diskutuar edhe emrin ‘petulla dietale’, emër ky i cili gjithashtu është i pakuptimtë”, tha astrofizikania Lia Medeiros nga Instituti për Studim të Avancuar në Princeton të New Jersey, e cila është autore kryesore e studimit të publikuar në Astrophysical Journal Letters.

Katër autorët e studimit, janë anëtarë të projektit Event Horizon Telescope (EHT), një bashkëpunim ndërkombëtar i nisur në vitin 2012 me qëllimin e vëzhgimit direkt të ambientit që e rrethon vrimën e zezë. Horizonti i ngjarjeve të një vrime të zezë është pika përtej së cilës çdo gjë – yjet, planetët, gazi, pluhuri dhe të gjitha format e rrezatimit elektromagnetik – gëlltitet në harresë.

Madeiros deklaroi se ajo dhe kolegët e saj planifikojnë që ta përdorin tekniken e njëjtë për përmirësimin e imazhit e të vetmes vrimë tjetër të zezë të fotografuar, një imazh i lëshuar vitin i kaluar ku shfaq një vrimë e cila ndodhet në qendër të Rrugës së Qumështit, me emrin Sagittarius A*, ose shkurt Sgr A*.

Imazhi i vrimës së zezë M87 rrjedh nga të dhënat e mbledhura nga 7 radio teleskopë në 5 lokacione të ndryshme në planetin Tokë, e që në thelb krijojnë një pjatë vëzhgimi me madhësi planeti.

“EHT është një grup mjaft i rrallë i teleskopëve. Kjo është diçka për të cilën nuk mund të bëjmë asgjë sepse ne duhet t’i vendosim teleskopët tanë në majat e maleve dhe këto male janë të pakta dhe shumë larg njëri-tjetrit. Pjesa më e madhe e Tokës është e mbuluar nga oqeanet”, tha astrofizikani i Georgia Tech dhe bashkëautori i studimit Dimitrios Psaltis. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori