Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar një objekt të panjohur rrotullues në Rrugën e Qumështit, për të cilin pretendojnë se është diçka që nuk kanë hasur më parë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, objekti – i zbuluar për herë të parë nga një student universiteti – është vërejtur të lëshojë një shpërthim të madh energjie radioje për një minutë të plotë çdo 18 minuta.
Objektet që lirojnë energji në univers dokumentohen shpesh. Por studiuesit thonë se diçka që ndizet për një minutë është shumë e pazakontë.
Ekipi po punon për të kuptuar më shumë.
Objekti u zbulua për herë të parë nga studenti Tyrone O’Doherty, në Curtin University Honours, në një rajon të periferisë së Australisë Perëndimore të njohur si Murchison Widefield Array, duke përdorur një teleskop dhe një teknikë të re që ai kishte zhvilluar.
O’Doherty ishte pjesë e një ekipi të udhëhequr nga astrofizikanja Natasha Hurley-Walker, nga nyja e Universitetit Curtin të Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin e Radio Astronomisë (ICRAR).
“Objekti po shfaqej dhe po zhdukej gjatë disa orësh gjatë vëzhgimeve tona”, u citua të thoshte ajo në një njoftim për media nga ICRAR që dokumentoi zbulimin.
“Ishte krejtësisht i papritur. Ishte paksa e çuditshme për një astronom sepse nuk ka diçka që njohim në qiell që e bën këtë”.
Objektet që ndizen dhe fiken në Universe nuk janë të reja për astronomët – ata i quajnë “kalimtare”.
Por një objekt që u ndez për një minutë të plotë ishte “me të vërtetë i çuditshëm”, u citua të thoshte në publikim astrofizikanja e ICRAR-Curtin, Gemma Anderson. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre