LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët janë përgjigjur: A ndikon Hëna në shëndetin tonë?

Shkencëtarët janë përgjigjur: A ndikon Hëna në shëndetin tonë?

Hëna e re në ne ndikon në mënyrë inspirative, zgjon kreativitetin tonë dhe na mbush me energji pozitive, ndërsa Hëna e plotë shkakton pagjumësinë dhe anksiozitete të ndryshme.

Shumica prej nesh ka dëgjuar për sjelljen e shkaktuar me ndërrimin e Hënës, mirëpo a keni pyetur ndonjëherë a mundet Hëna të ndikojë në shëndetin tonë?


Rick Finberg, ekspert dhe shkencëtar, konstaton që Hëna nuk mund të shkaktojë kurrfarë ndryshimesh mendore, as fizike në trupin e njeriut.

Edhe pse është e vërtetë që Hëna ndikon në baticë dhe zbaticë, shumica e miteve të cilat i dimë për ndikimin e saj e dimë që janë të pavërteta.

Megjithatë, hulumtuesit e tjerë kanë vazhduar me studimin e fazave hënore dhe të efekteve të tyre në shëndetin e njeriut, transmeton Telegrafi.

Këto hulumtime kanë çuar në këto konkluzione:

Fatkeqësi komunikacioni

Hulumtuesit kanë vështruar rreth 13.000 motoçiklistë dhe kanë nxjerrë përfundimin që Hëna mund t’i pengojë shoferët, gjë që çon në numër më të madh të fatkeqësive në komunikacion.

Këto fatkeqësi nuk janë pasojë e ndonjë force madhore, por shoferët shpesh vështrojnë Hënën, humben në mendime dhe humbin kontrollin mbi automjetin.

Probleme me psiken

Hulumtimi i bërë ka përfshirë 1.800 të anketuar të cilët kanë pasur probleme me shëndetin mendor dhe gjatë Hënës së plotë nuk është shënuar asnjë rast serioz në raport me ditët e tjera.

Shkencëtarët mendojnë, që nëse ekziston ndikimi i Hënës në psiken e njeriut, me siguri është shumë i vogël dhe i rrallë, për ç’shkak edhe nuk e përfshijnë në statistikë.

Nga ana tjetër, janë studiuar 782 të anketuar të cilët nuk kanë probleme mendore dhe te ta gjatë kohës së Hënës së plotë është vërejtur ndjenja e ankthit të butë dhe depresionit.

Pagjumësia

Hulumtimet tregojnë që koha mesatare e gjumit gjatë Hënës së plotë zvogëlohet për 20 minuta. Gjithashtu, është e nevojshme rreth 5 minuta më shumë që të biem në gjumë të thellë.

Gjatë Hënës së plotë cilësia e gjumit është për një nuancë më e keqe. Kështu që nuk ka arsye për brengosje nëse në kohën e Hënës së plotë jeni më të irrituar dhe më të lodhur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori