Dr. Paul kelley, udhëheqës i hulumtimit të kryer në Universitetin e Oksfordit, së fundmi ka zbuluar se forma më e zakonshme e torturës moderne është përgjegjësia për tu zgjuar dhe për të filluar punën para orës 10 të mëngjesit.
Trupat tonë funksionojnë në bazë të kohës biologjike, ndryshe e njohur si ora cirkadiane. Kjo ndryshe mund të quhet edhe ora jonë e trupit, dhe është cikël gjenetik i para-programuar që e rregullon aktivitetin tonë të trurit, nivelet e energjisë, prodhimin e hormoneve dhe perceptimin e kohës, transmeton Telegrafi.
Duke filluar punën çdo ditë para orës 10, ne shkencërisht jemi duke e torturuar veten përmes pengimit të ritmit cirkadian, rrjedhimisht duke i hedhur nga balancimi shumë aspekte të shëndetit tonë.
“Ne kemi një shoqëri të privuar nga gjumi dhe ky është problem ndërkombëtar. Çdo njeri është duke vuajtur nga ky problem dhe nuk kanë përse ta bëjnë këtë”, ka treguar Kelley.
Sipas tij, punëtorët të cilët fillojnë punën para orës 10 të mëngjesit janë duke kontribuar në probleme serioze emocionale dhe fizike, e gjithashtu janë duke inkurajuar rreziqe tjera afatgjate shëndetësore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre