LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët e Antarktidës paralajmërojnë për përhapjen e gripit të shpendëve

Shkencëtarët e Antarktidës paralajmërojnë për përhapjen e gripit të shpendëve

Shkencëtarët në Antarktidë kanë paralajmëruar për përhapjen e virusit vdekjeprurës H5N1 të gripit të shpendëve pasi sëmundja është konfirmuar për herë të parë në “kontinentin e ngrirë” muajin e kaluar.

Që atëherë, kjo sëmundje është zbuluar edhe në popullata lokale të pinguinëve.


Përhapja e virusit i cili ka shkatërruar popullata të shumta shpendësh në mbarë botën, ka goditur rëndë edhe popullatat e shpendëve të egër dhe gjitarëve detar në Amerikën e Jugut, duke ngritur kështu alarmin për ndikimin e mundshëm në kolonitë e pinguinëve të Antarktidës, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

“Ne po flasim për një rrezik shumë shqetësues”, tha Fabiola Leon nga Universiteti Katolik Papnor i Kilit, e cila ishte pjesë e ekspeditës për monitorimin e shpendëve në Antarktidë.

“Ka specie në rrezik për zhdukje si pinguinët perandorë, dhe zogj të tjerë”, shtoi Leon.

Së fundmi, Instituti Kilian i Antarktidës (INACH) i cili organizoi ekspeditën, ka njoftuar se janë zbuluar raste të reja pozitive të gripit të shpendëve në rajon.

“Ky zbulim i gripit patogjenik H5N1 raportohet për herë të parë te pinguinët dhe kormoranët”, tha Leon, duke paralajmëruar se migrimi mund të përkeqësojë përhapjen e virusit.

“Kjo mund të nxisë dhe të rrisë shkallën e transmetimit të sëmundjes midis kolonive të ndryshme të shpendëve”, theksoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori