Sistemi zgjedhor amerikan e mundëson këmbimin e votave. Po si funksionon kjo?
“Unë jam një përkrahëse e Hillarit nga Alabama dhe dua të shkëmbej votën time me një votues për një kandidat të tretë nga një shtet ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët,” shkruan Henley. Vetëm 23 minuta më vonë, vjen përgjigja nga Sarah Platt: “Hi Henley, unë votoj me qejf për Hillarin në Indiana, nëse ti voton për Jill Stein në shtetin tuaj.” Henley dhe Sara janë lidhur përmes platformës nevertrump.trimian.com dhe duan të këmbejnë votat e tyre për zgjedhjet presidenciale. Të dyja kanë një qëllim, që Donald Trump të mos zgjidhet.
Kjo faqe interneti është një nga shumë ofertat on-line për këmbimin e votave. Kjo lidhet me sistemin amerikan, sepse president nuk zgjidhet ai që fiton numrin më të madh të votave në të gjithë vendin. Në shtetet federale amerikane nuk votohet direkt për presidentin, por për përfaqësuesit zgjedhorë që mblidhen për të zgjedhur presidentin. Pra fitues del ai që ka numrin më të madh të përfaqësuesve zgjedhorë.
Shumica e shteteve federale amerikane votojnë tradicionalisht ose për demokratët ose për republikanët. Por, ka edhe shtete, si Florida, Ohajo apo Indiana ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët. Pikërisht votat e mbledhura në këto shtete përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ri. Për shkak të këtij konstelacioni bëhet i mundur edhe këmbimi i votave. Pra dikush që do të votojë për demokratët, por jeton në një shtet që tradicionalisht voton për republikanët, mendon se vota e tij do të shkojë dëm. Prandaj mundohet ta këmbejë votën me dikë në shtet ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët
Ideja dhe përpjekjet e para për këmbimin e votave janë bërë në vitin 2000. Në atë kohë gjyqtarët vendosën që një këmbim i tillë nuk është i palejueshëm, spese secili gëzon të drejtën e lirisë së mendimit dhe për sa kohë për këmbimin nuk jepen para apo dhurata, ky veprim është i ligjshëm.
Por, askush nuk mund të jetë i sigurt nëse personi që ka pranuar të bëjë këmbimin vërtet voton sipas marrëveshjes. Për këtë disa votues e fotografojnë fletën e votimit si dëshmi. Por në disa shtete fotografimi i fletës së votimit është i ndaluar. Pra këmbimi i votave bazohet në një masë të madhe besimi dhe tek ndjenja se ti i ke bërë të gjitha përpjekjet që të fitojë kandidati yt i preferuar. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pacienti që kishte për herë të parë transplantin e veshkës së derrit vdes dy muaj pas operacionit
Vala e të nxehtit në Meksikë “shkrin” rekordet e temperaturës në dhjetë qytete, përfshirë Mexico City
“Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm”: Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës
U ndalë për kontroll, nxori revolen dhe e kapi për fyti policen amerikane – kolegu i doli në ndihmë duke qëlluar të dyshuarin
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë
Komandanti i ushtrisë ukrainase: Situata në rajonin e Kharkivit është rënduar ndjeshëm
Në Jordani fillojnë stërvitjet ushtarake, marrin pjesë 33 shtete
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron