LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbimi i territoreve do të ishte një katastrofë për Kosovën, për rajonin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Shkëmbimi i territoreve do të ishte një katastrofë për Kosovën, për rajonin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie është keqkuptuar nga opinioni ose nga mediat me deklaratën e tij, ku thuhej se nuk ka dashur të flasë nëse ndonjë ndryshim i territorit apo ndarje e Kosovës sërish do të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi, si zgjidhje përfundimtare e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja palëve.

Kështu ka vlerësuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë në një prononcim për Telegrafin, politologu Ramush Tahiri.

Tahiri thotë se qëllimi i deklaratës së tij është që zgjidhja të jetë me dialog dhe marrëveshje nga të dy palët, Kosovë-Serbi.

“Mendoj që ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie është keqkuptuar nga opinioni ose nga mediat sepse poenta e deklaratës së tij është që zgjidhja të jetë me dialog dhe marrëveshje, që marrëveshja të jetë e vullnetshme dhe të pranohet nga të dy anët, por e pranueshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare. E në këtë bazë, nëse opsion do të ishte edhe ndarja që ambasadori nuk hyn ose nuk e përcakton do të ishte përgjegjësi e jonë”, ka thënë Tahiri.

Ai po ashtu tha se ndarja ose shkëmbimi i territoreve do të ishte një katastrofë për popullin e Kosovës, rajonin si dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Mendoj se ndarja e territorit të Kosovës ose shkëmbimi i territoreve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do të ishte një katastrofë edhe për rajonin, popullatën por edhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. E para do të pranohej se ne kemi dështuar të jetojmë bashkë. Opsioni i civilizimit evropian dhe njerëzor është se mund dhe duhet të jetojmë bashkë pa marrë parasysh dallimet që i kemi racore, fetare, kombëtare, krahinore etj, do të ishte një katastrofë për zhvillimet e ardhshme politike”, u shpreh Tahiri.

“Nëse presidenti i vendit, kushdo që është, merr nismën për të ndarë territorin në baza etnike, atëherë me teorinë politike – juridike duhet të përzihet edhe Shqipëria, sepse ndahet territori në mes dy kombeve – serbë dhe shqiptarë. Dhe në këtë fazë një bajraktar i një krahine si Hashim Thaçi nuk e ka të drejtën të shkëmbej territore dhe nuk pranohet pasi nuk ka legjitimitet. Edhe Vuçiq, si president i Serbisë nuk e ka mandatin të jep asnjë metër territor nga Serbia”, vlerësoi ndër të tjera politologu,Ramush Tahiri.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie në intervistën e dhënë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se nuk do të flas për atë se cili do të jetë elementi i ujdisë përfundimtare.

“Po them: nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në ç’sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, ka thënë Delawie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori