LAJMI I FUNDIT:

Shkëmbi i presidentëve, fotot e reja zbulojnë planet e parealizuara të memorialit Rushmore në SHBA

Shkëmbi i presidentëve, fotot e reja zbulojnë planet e parealizuara të memorialit Rushmore në SHBA

Monumenti i presidentëve në malin Rushmore në SHBA duhet të dukej shumë më ndryshe nga memoriali gjigant që shihet sot në South Dakota, siç zbulohet së fundmi në disa imazhe të papublikuara më parë.

Skulptura kolosale e krijuar nga Gutzon Borglum rreth 80 vjet më parë në shkëmbin e granitit përbëhet nga kokat 20 metroshe të ish-presidentëve George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt e Abraham Lincoln. Ato supozohet të përfaqësojnë lindjen e SHBA, rritjen, zhvillimin dhe vazhdimësinë. Por planet fillestare të monumentit ishin edhe më gjigande.


Në disa foto të reja tregohen modelet origjinale të Borglum, ku çdo president duhet të ndërtohej nga koka deri te mesi i trupit.

Krijuesi i skulptures Gutzon Borglum

Përveç detajeve të tjera Borglum kishte planifikuar edhe një palë shkallë gjigante për t’u ngjitur në bazën e monumentit, dhe një pllakatë 30 metra të gjerë për të lënë mbishkrime, por të gjitha këto rezultuan tepër ambicioze.

Projekti kërkoi 14 vjet për t’u përfunduar dhe me vdekjen e Borglum në mars 1941, biri i tij Lincoln mori stafetën si udhëheqës i projektit.

Mungesa e fondeve detyroi mbylljen e ndërtimeve në 31 tetor 1941, duke lënë atë që shihet edhe sot.

Borglum kishte planifikuar qe figurat te kishin edhe trup

Historiani nga South Dakota, Doane Robinson besohet se dha i pari idenë e gdhendjes së fytyrave të presidentëve në faqen e malit.

Borglum raportohet se kishte hulumtuar të gjitha faqet e vargmaleve maleve Harney Peak për të gjetur masivin e qëndrueshëm të granitit që do të mbante figurat e gdhendura.

Një zyrtar i vjetër pyjor i zonës kujtonte në 2011: “Si artist, ai ishte shumë i interesuar te ndriçimi, dhe kërkonte që dielli i mëngjesit të ndriçonte faqen e granitit”.

Punimet nisen ne vitin 1927

Disa orë pasi kishte zbuluar vendin, Borglum tha për gazetën vendase ‘Rapid City Journal’: “Asnjë shkëmb tjetër graniti në SHBA nuk krahasohet më këtë”.

Biri i tij Lincoln Borglum shkruante në librin e tij në 1976: “Ata e siguruan skulptorin se mali Rushmore kishe granit të lashtë e të fortë, dhe se të çarat që dukeshin ishin vetëm në sipërfaqe”.

Skulptori Borglum ka thënë në 1927: “Desha të krijoj një monument frymëzues sa që njerëz nga e gjithë Amerika, të vinin, ta admironin dhe të bëheshin qytetarë më të mirë”.

Borglum vdiq para kompletimit te veprës madhore

Ai dëshironte që Mali Rushmore të përfaqësonte 150 vjetët e para të historisë së kombit, duke gdhendur portretet e katër presidentëve më të rëndësishëm në granit.

Memoriali i tij tashmë mbulon rreth 3 km katrorë. Ai besonte se “arti duhet të ndërtohet ose të pritet nga bërthama e tokës, në mënyrë që të dhënat e tij të shuhen ose të shkrihen jo më herët se ajo”. /tch/

Ne galerinë e mëposhtme ilustrohen planet dhe punimet për realizimin e veprës:

Çdo kokë është gdhendur në granit

Në trend Botë

Më shumë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Kinezja që i telefononte të dashurit deri në 100 herë në ditë diagnostikohet me një sëmundje të padëgjuar më parë

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Kalo në kategori