LAJMI I FUNDIT:

Shkëmb Manaj, kreu i ri i Shërbimit Civil në Kosovë: 632 ankesa më 2015, 170 shkelje nga institucionet!

Shkëmb Manaj, kreu i ri i Shërbimit Civil në Kosovë: 632 ankesa më 2015, 170 shkelje nga institucionet!

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës , në mbledhjen e mbajtur më 20 qershor, me votim unanim e zgjodhi Shkëmb Manajn, kryetar të këtij këshilli.

Kreu i ri i KPMSHCK-së pranon se jo pak shkelje ndodhin në shërbimi civil në vend, por thotë se institucioni që do të udhëheq ai, në mënyrë të drejtë do të zgjedh të gjitha ankesat e shërbyesve civil – si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror.


“Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kontestime të konkursit. Për vitin 2015, sipas statistikave, rreth 25 për qind e ankesave të parashtruara nga kandidatët kanë të bëjnë me proceset e rekrutimit për vende të caktuara të punës, ku ata konsiderojnë se ka pasur shkelje në procedurë ose nuk janë respektuar rregullat dhe parimet – sidomos me rastin e përzgjedhjes së kandidatit përfundimtar, pastaj ndërprerje të marrëdhënies së punës, pezullim parandalues, vlerësime vjetore…”, ka thënë ai.

Një nga kritikat e vazhdueshme të Komisionit Evropian është edhe administrata e mbingarkuar. Manaj tnotë se administrata publike është në proces të reformimit prej vitit 2008-2009.

“Administrata publike jo veç në Kosovë, por në të gjitha vendet e rajonit është një prej sfidave në procesin e integrimeve, sepse ka probleme dhe vlerësohet se ka edhe mbingarkesë, por me këtë duhet të merret qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet tjera”, thotë ai.

Manaj shprehet se në vitin 2015-të Këshilli ka zgjedhur 632 ankesa të nëpunësve civilë, ka vëzhguar rreth 48 procese të vëzhgimit për përzgjedhje të nëpunësve civilë të nivelit drejtues, si dhe ka monitoruar rreth 50 institucione të administratës publike.

“Nga të gjitha proceset e monitorimit në këtë institucione, kanë dal rreth 170 shkelje dhe njëkohësisht janë bërë 170 rekomandime për institucionet ku kanë ndodhur shkeljet” , shprehet Manaj. /tesheshi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori