Në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, i ftuar i radhës ishte Enis Zabërgja.

Ish-lojtari ka folur për shumë gjëra, ndër to edhe shkëlqimin që e kishte te Hysi dhe trofetë që fitoi.


“Te Hysi kanë qenë lojtarët më të mirë, kushtet që ishin në atë kohë në klub, janë ato që sot i kanë skuadrat”, ka rrëfyer fillimisht vushtrriasi.

“Kemi shkuar (jashtë) për përgatitje dy herë në vit, kemi pasur paga të majme, kanë qenë kontrata deri në 30 mijë euro në atë kohë”.

“Lojtarët gjithmonë e kanë shikuar atë anën ekonomike dhe Hysi ua ka plotësuar të gjitha kushtet...”, zbulon më tej Zabërgja.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app