LAJMI I FUNDIT:

Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sa kanë njohuri në BE dhe OKB?

Shkelja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, sa kanë njohuri në BE dhe OKB?

Organizatat adekuate ndërkombëtare dhe institucionet tjera të Bashkimit Evropian si dhe të Kombeve të Bashkuara, fare pak janë të njoftuar me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë. Mungesën e një sektori civil profesional shqiptar, i cili kryekëput do të merrej me procedimin, analizën dhe arkivimin e rasteve të dyshimta kur shkelen të drejtat e njeriut shqiptar, më së mirë e shpjegon rasti i Almir Aliut.

Shoqëria shqiptare në Maqedoni, edhe atëherë kur ka tema të dhimbshme brenda saj, i trajton në mënyrë shumë stihike, me njëfarë vullnetarizmi të pakoordinuar dhe me mungesë të theksuar të qasjes profesionale. Shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut, në këtë rast të qytetarit shqiptar në Maqedoni, vite me radhë manifestohet vetëm me protesta dhe pakënaqësi të shprehura nëpër rrugët e Shkupit e më gjerë dhe këtu përfundon aksioni shoqëror, shkruan gazeta KOHA.


Mungesa e trajtimit dhe analizës profesionale të rasteve të montuara gjyqësore dhe diskriminimet tjera që shqiptarëve iu bëhet nga organet shtetërore, paraqet njërën prej arsyeve kryesore se pse ankesat dhe revolta e shprehur ndër vite nuk ka epilog. Për dallim nga rastet e montuara siç janë “Monstra” e “Sopoti”, për të cilët opinioni vendas vazhdimisht ka reaguar bujshëm, Organizatat adekuate ndërkombëtare dhe institucionet tjera të Bashkimit Evropian si dhe të Kombeve të Bashkuara, fare pak janë të njoftuar me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë. Mungesën e një sektori civil profesional shqiptar i cili kryekëput do të merrej me procedimin, analizën dhe arkivimin e rasteve të dyshimta kur shkelen të drejtat e njeriut shqiptar, më së mirë e shpjegon rasti i Almir Aliut.

Luftën për drejtësi, si në shumë raste tjera edhe tani kur në fokus ishte vrasësi i Almir Aliut, Boban Iliq nga Kumanova, muaj më parë e zhvilluan mediat, qytetarët dhe disa aktivistë të cilët u organizuan enkas për këtë ngjarje. Kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik në Maqedoni, Shpëtim Pollozhani, shpreh pakënaqësi sa i përket organizimit të sektorit civil shqiptar në vend dhe sipas tij duhet sa më shpejtë të formohet një asociacion i qytetarëve shqiptarë, i përbërë nga juristë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, kuptohet me përvojë, por edhe të rijë, angazhimi i të cilëve do të fokusohej në monitorimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin tonë.

A I KA KAPLUAR SHQIPTARËT “SINDROMI i STOKHOLMIT”?

“Në vendin tonë funksionojnë mbi 4 mijë organizata joqeveritare. Por, asnjëra prej tyre nuk disponon me kuadro të ri dhe profesional të cilët do ta trajtonin çështjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit shqiptar. Përderisa publikisht dihet se në Maqedoni qytetarëve që më së tepërmi iu shkelen të drejtat, janë pikërisht shqiptarët, prandaj edhe e kemi menduar të themelojmë një shoqatë e cila do të merrej ekskluzivisht me këtë çështje. Monitorimi apo trajtimi i problematikës për të drejtat e njeriut, me theks të qytetarëve shqiptarë para çdo organi shtetëror, do të ishte alfa dhe omega e aktiviteteve të kësaj shoqate. Ideja ishte që ky lloj subjekti të dal nga protestat të cilat i realizuam muaj më parë, megjithatë komuniteti shqiptar nuk reflektoi pozitivisht. Fatkeqësisht ne jemi mësuar me këtë “Sindromin e Stokholmit”, thotë për KOHA, Pollozhani.

Veprimi i kësaj organizatë duhet të jetë e modelit të Komitetit të Helsinkit, respektivisht jo se ky komitet është njënacional, megjithatë reagimet e tija mendoj se më tepër kanë të bëjnë me të drejtat qytetare, ndërkohë që shqiptarëve më së tepërmi ju shkelen të drejtat kombëtare, sqaron Pollozhani.

Pavarësisht faktit se komuniteti ndërkombëtare përmes mekanizma të tij e mbikëqyr procesin e respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut në Maqedoni, në raportet vjetor që publikohen mund të shihet mungesa e shumë rasteve apo ngjarjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët. Gjendjen e shoqërisë shqiptarë në Maqedoni, më së miri e shpjegon fakti se ajo përveç organizimit mediatik dhe ofrimit të kuadrove individuale profesionale, për 27 vite me radhë nuk ka arritur të formojë një sektor civil profesional i përbërë nga kuadro të ndryshëm, detyrë e të cilit do ishte çështja e shqiptarëve në raport me respektimin e të drejtave të njeriut.

AKTIVIZMI SHOQËROR NUK MUND TË BËHET PA FINANCA

Njohësi i zhvillimeve shoqërore në vendin tonë përgjatë dekadave të fundit, juristi Naser Zuberi, për gazetën KOHA, thotë se situata në sektorin joqeveritar shqiptar është pasqyrë e situatës së përgjithshme të shqiptarëve në Maqedoni. Sipas tij organizimi i shqiptarëve në më shumë sfera tjera nuk është më i mirë.

“Organizata të tilla te shqiptarët vlerësoj se nuk janë të stimuluara me mjete financiare, qoftë nga burime ndërkombëtare apo atyre të brendshme. Dhe aktiviteti i tyre për shkaqe financiaren nuk mund të organizohet dhe të zhvillohet. Proceset gjyqësore shpesh herë të dyshimta, të cilët politikisht dhe etnikisht janë të motivuara, kërkojnë qasje më serioze nga aktivist dhe njerëz të cilët janë të specializuar në çështje të caktuar. I gjithë ky proces mund të monitorohet dhe ndihmohet vetëm nëse këta aktivist kanë mbështetje financiare.

Organizimi i protestave dhe shprehjes së revoltës është një çështje e cila mund të manifestohen me një çast të caktuar dhe që nuk kërkon ndonjë trajtim më analitik dhe ndonjë investim. Ndërsa çështja e studimit, hulumtimi, mbledhja e fakteve dhe ndjekja e proceseve gjyqësore është punë dukshëm më e ndërlikuar dhe kjo kërkon angazhim më serioz. Pa një çaje të thuktë të subjekteve të caktuar, shoqatave të juristëve, të profesorëve universitar apo fakulteteve juridike, nuk besoj se mund të ketë një nuk ndonjë efekt. Të gjitha këto subjekte kërkojnë një lidership, një iniciator apo promotor të aktivitet dhe shprehjes së interesit. Tash për tash përveç rasteve sporadike nuk shoh ndonjë angazhim më serioz”, thotë Zyberi.

Ndryshe, vetëm pas ndryshimit të pushteti në Maqedoni pas qershorit të vitit 2016 e deri më sot, në kampusin maqedonas janë themeluar disa asociacione të cilat merren me trajtimin e rasteve të montuara gjyqësore në aspektin civil, administriv dhe atë penal. Së fundmi ato arritën marrëveshje me Qeverinë për një qasje më të lehtë deri te të gjitha dëshmitë dhe provat që pushteti i kaluar i ka penguar./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori