LAJMI I FUNDIT:

Rama: Ilir Meta ka mbaruar punë, sot të flasë Kuvendi me votë

Rama: Ilir Meta ka mbaruar punë, sot të flasë Kuvendi me votë

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që sot Kuvendi i Shqipërisë të flasë me votë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama duke iu drejtuar Kuvendit, tha se duhet ta shpreh vullnetin e më shumë se 90 për qind të qytetarëve shqiptarë.


“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e prresidentit, ka turpëruar popullin shqiptar në marrëdhënie me SHBA, ka zhgarravtur fytyrën e Shqipërisë në marrëdhënie me përfaqësuesit e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Meta i ka humbur përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë për t’u kthyer në binarët e arsyes ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Metën, prandaj ky Parlament sot do të ushtrojë vullnetin e më shumë se 90 për qind të qytetarëve. Meta ka mbaruar punë dhe fjalët për të si president kanë mbaruar, tani të flasë parlamenti me votë”, tha Rama.

Ilir Meta injoron seancën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e tij
Lexo po ashtu Ilir Meta injoron seancën e Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e tij

Një Komision Hetimor ka konstatuar se Meta ka shkelur 16 nene të Kushtetutës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit dhe se ai duhet të shkarkohet një vit përpara se t’i përfundojë mandati.

Për shkarkimin e Metës duhen dy të tretat e votave dhe socialistët nuk i kanë numrat për ta arritur këtë prag. Mirëpo nëse ata arrijnë ta kalojnë propozimin e sotëm, atëherë miratimin përfundimtar duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda një periudhe kohore prej tre muajsh. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori