Shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare pësoi një tjetër rënie të lehtë në tremujorin e parë të këtij viti.
Të dhënat e institutit të statistikave INSTAT treguan se shkalla zyrtare e papunësisë zbriti në 11.3 për qind, nga 11.4 për qind që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm dhe 11.9 për qind që kishte qenë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Treguesi i papunësisë tashmë është shumë pranë nivelit 11.2 për qind që regjistrohej para pandemisë (në tremujorin e katërt të vitit 2019).
Gjatë tremujorit të parë, treguesi i papunësisë ishte i pandryshuar për burrat (11 për qind), por shënoi një përmirësim të lehtë për gratë (zbriti në 11.7 për qind nga 11.8 për qind që kishte qenë në tremujorin e mëparshëm).
Sipas grupmoshave, papunësia pësoi rënie për personat 30-64 vjeç. Shkalla e papunësisë në këtë segment ra më tej në 8.8 për qind, nga 8.9 për qind që kishte qenë një tremujor më parë.
Ndërkohë, shkalla e papunësisë tek të rinjtë u rrit lehtë (grupmosha 15-29 vjeç) dhe arriti në 20.7 për qind nga 20.6 për qind një tremujor më parë.
Papunësia e të rinjve vazhdon të jetë pothuajse dy herë më e lartë krahasuar me mesataren e ekonomisë, megjithëse ky tregues është përmirësuar disi në pesë vitet e fundit.
Ulja e shkallës së papunësisë në ekonomi ka reflektuar në një masë të madhe rritjen e shkallës së punësimit.
Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç u rrit në 63.5 për qind, nga 62.1 për qind që kishte qenë një tremujor më parë dhe 59 për qind që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shkalla e punësimit është rritur si për grupmoshën 15-29 vjeç, ashtu edhe për atë nga 30-64 vjeç, çka tregon se tendenca e përgjithshme e punësimit ecuria e punësimit ka qenë pozitive.
Por, fakti që ulja e papunësisë ka qenë më e vogël se rritja e punësimit duket se lidhet kryesisht me një rritje të shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës.
Ky tregues për tremujorin e parë arriti në 79.8 për qind, në rritje të ndjeshme me 2.2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës (të punësuar plus të papunë punëkërkues) kundrejt popullsisë në moshë pune.
Sipas sektorëve, duket se ndikimin kryesor në rritjen e punësimit gjatë tremujorit të dytë e ka dhënë industria, me 8 për qind më shumë krahasuar me një vit më pare dhe 1.5 për qind më shumë krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Ndërkohë, punësimi në shërbime dhe bujqësi ka vijuar të rritet me bazë vjetore, por paraqitet e pandryshuar krahasuar me fundin e vitit të kaluar.
Vitin e kaluar, treguesit e papunësisë dhe punësimit shënuan një përmirësim gradual, duke reflektuar rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë dhe të tregut të punës nga pasojat e pandemisë. Kjo tendencë duket se ka vijuar edhe gjatë tremujorit e parë të vitit, pavarësisht rritjes së inflacionit, që po shkakton presione në rritje mbi kostot e biznesit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rama flet nga Bratislava: Ushtria serbe në kufij me Kosovën ka zero fuqi

Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

Abazi për zhvillimet në veri: Po krijohet klimë që në zgjedhjet e ardhshme viktima Kurti të dal më i votuari

Arrestohen dy serbë në veri – policia u gjeti dhe konfiskoi armë, flamuj serb e emblema nacionaliste

Kurti arrin në Bratisllavë, pritet të flas për të ardhmen e Kosovës

Situata në veri, Kurti sot mban takim me Borrellin dhe Lajçakun në Bratisllavë

Scopic Software

theMiracle AG

Imagine Films Sh.P.K

Nina Boxes NPSH

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj

Atletet Adidas ofrojnë mbështetje për këmbët dhe nuk shkaktojnë djersitje
Më të lexuarat

Serwer: Për situatën në veri, SHBA-ja po mbështetë 100 për qind Serbinë

Kurti për The Guardian: Deklarata e Blinkenit ishte e padrejtë, e gabuar dhe shumë naive

Hoxha: Kurti mund të shkarkohet apo të dorëhiqet

Si t'i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Presidenti kroat komenton zhvillimet në veri: Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Kryetari i Zubin Potokut: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër